AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mediat/ Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²

by SHT Media
16/01/2024
in Kronikë
6
0
Mediat/ Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një apartament 190 metra katror, në katin e dytë të këtij pallati tek Liqeni Artificial i Tiranës, është blerë nga deputeti Flamur Noka me çmimin falë, 794 euro metri katror.

Zona konsiderohet nga më luksozet në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” ngjitur me liqenin, ku sot, në pallatin e famshëm të kuq, mund ta gjesh një apartament më minimalja me 4000 euro metri katror. Kur është bërë shitja në themel, çmimi ka qenë 2.500 euro metri katror.

Por si arriti Flamur Noka, të bëhet pronar i këtij apartamenti të cilin e bleu me një çmim zyrtar prej 151.000 euro, pra mbi 5 herë më pak se sa vlera reale?

Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës, mes vitit 2012 dhe 2013 ka bërë disa veprime të dyshimta, pikërisht kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Noka ka shitur një apartament 83 metra katrorë në katin e 8 në zonën e ish-bllokut, me vlerë 180 mijë euro.

Apartamenti ndodhet në këtë zonë që Report tv sjell me pamje, në pallatin ndërtuar mes viteve 2005-2007. Pra apartamenti i  vjetër është shitur me 2.100 euro m2. Menjëherë më pas, blen apartamentin me çmimin qesharak te Liqeni.

Për ta bërë më të thjeshtë: Flamur Noka shet apartamentin e tij në këtë pallat në rrugën “Andon Zako Çajupi” me çmimin e fryrë mbi 2 mijë euro metri katror, dhe fill më pas, blen në zonën më të preferuar dhe më të shtrenjtë të Tiranës, një tjetër apartament me dyfishin e sipërfaqes, me një çmim qesharake për 151 mijë euro.

Operacion tipik i atyre që për të pastruar paratë që disponojnë cash, fryjnë vlerën e shitjes dhe pakësojnë vlerën e blerjes.

Në vitin 2013, Flamur Noka blen edhe një garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22.400 euro, me 2 vende parkimi, në të njëjtin pallat të kuq buzë liqenit, një tjetër çmim jashtë vlerës reale të tregut. Një garazh dopio në atë pallat kushton jo më pak se 200.000 euro, pra 10 herë më i shtrenjtë se sa ka deklaruar ish ministri. Është pikërisht ky pallat ku sot banon Flamur Noka. Një kat sipër Flamur Nokës, ka zyra edhe Shkëlzen Berisha.

Nëse i referohemi vlerës reale të shtëpisë në zonën më elitare të Tiranës dhe të garazhit, do të shkonte rreth 1 milionë euro.

Janë pikërisht këto mospërputhje midis vlerës së deklaruar dhe vlerës reale mbi të cilën bazohen dyshime të arsyeshme se Flamur Noka mund të ketë pastruar paratë cash, një vepër penale qe edhe nëse është bërë vetëm në vitin 2013 kur ishte ministër, ende nuk është parashkruar dhe për të cilat do të hetojë SPAK. Për pastrim parash kodi penal parashikon një dënim deri 15 vjet burg./Shqiptarja.com

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.