• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

EKSPOZITA E JAVËS/ Fabio Thaçi, “Metaforma/ Shtëpia dhe bota”

23/12/2023
in Kryesore
EKSPOZITA E JAVËS/ Fabio Thaçi, “Metaforma/ Shtëpia dhe bota”

Albana Cenaj

Galeria FAB mblodhi pranë Universitetit të Arteve shumë artistë dhe dashamirës në inagurimin e ekspozitës së artistit të njohur, Fabio Thaçi me titullin “Metaforma/Shtëpia dhe bota”.

Kuratori Vladimir Myrtezajn, e vendos piktorin Thaçi tek artistët polemistë, në të gjithë qarqet e dialogut të nëndheshëm në kulturën shqiptare.

Fabio Thaçi është një profil domethënës në arenën pamore, me një histori të frakturuar me mungesa e shtresëzime normale, historike dhe me një zbarkimi të zhdërvjellët në identitetin e tij nëpër territoret bazike e herë-herë arketipale. Kjo do të ishte skica më e shpejtë për një profil që shkon drejt një trajtimi kuratorial.

Thaçi është një subjekt në kufij kontrasti, që në kujtesën e afërt të para viteve nëntëdhjetë ishte një zë agresiv dhe i parehatshëm. Futet te artistët polemistë, në të gjithë qarqet e dialogut të nëndheshëm në kulturën shqiptare. Një natyrë e drejtpërdrejtë, si breshër në kohë më diell, por dhe një natyrë reflektuese, veti e cila e ndoqi më pas në përmbysjen e një lirie që në të shumtë u keqpërdor për disa shkaqe që kanë të bëjnë me formimin dhe një koracë artistësh që në njëfarë mënyre kishin maisur pushtetin e artit në kthina debati, herë si liri e pakontrolluar, herë si konjukturë kalimtare e kohës.

Historia e tij ka ulje-ngritje, dilema dhe një monolog të zgjatur në të gjitha tundimet për të zbu-luar identitetin e secilit nga ne që jetuam një kohë ndryshimesh që ndodhin rrallë.

Në fakt, shtrati i tij krijues ruan narrativën e një udhëtimi me natyrë zbuluese, që dekripton e në të njëjtën kohë hyn në kode të reja komunikimi, por edhe i jepet një lineariteti me merakun e riprodhimit të bagazhit të tij pamor, si një torbë pas shpine që ushqen krijimtarinë e tij në kohë.

Duket sikur udhëtimi i tij është linear, me një kapërcim gradual të territoreve ku përpiqet të rrisë e përvijojë shenjën e tij.

Ai nuk ka një diafragmë të hapur, që nënkupton se vepra e tij është një lloj dialogu intim përmes shkarkesave të shkurtra emocionale që i ngjajnë embrioneve për të ndërtuar një profil me peshë në skenën e madhe të artit, por në një mosbindje kontradiktë në marrëdhënie me një prirje të re të rritjes së kërkesës vetjake, që ditë pas dite riformon hartën e shenjave në një kërkim të pareshtur.

Dinamika e tij e tashme kalon përmes rilevimit fillestar dhe zhvendosjes së produktit pa na magjepsur, në një relacion të ngulët që, për njerëz që dinë t’i qasen një vepre arti, është e lehtë për ta zbuluar.

Forma që propozon Thaçi i ngjan platformave embrionale, dhe kështu të jep shkas t’i mendosh si pjesë e një site specific. Po ashtu, për shkak të subjekteve që ai trajton, të rrit fantazinë e dimensionit, ose peshës fizike të imazhit, pra një tjetër stad që e përcjell shenjën tatoo apo frymën e veprës drejt kryerjes së saj.

Një element tjetër që i jep vlerë formës së tij kontradiktë të të menduarit, është se krijon një fushë manjetike të pasur me shqetësime të parehatshme, një nënshtresë që buron nga informacioni, pëlqimet dhe pikëpamja kritike mbi fenomenet e artit sot.

Çasti që nga rilevimi fillestar e deri te përmbysjet konvulsive të tij i jep lojës dhe mjeteve që përdor një zhdërvjelltësi që na lejon të depërtojmë në ndjesitë e papërkthyeshme që bart.

A ndodh kjo në moshën njëzet-vjeçare, pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë, ky nuk është problemi ynë, por pjesë e dijeve psikologjike për të hedhur dritë mbi fenomenin.

Në perceptimin tim artet pamore e ndërtojnë pjekurinë nga përvojat apo shkelja e tyre në formë të padukshme, të papërsëritshme, dhe mekanizmi i talentit funksionin si një drejtëz vertikale në vetëdijen e artistit, nga ku e ngjiz dhe e vendos në kohë.

I vetmi moment kur artisti “zbutet” është nostalgjia, që Fabio Thaçi e manifeston në mënyrën e sjelljes dhe me një ndjeshmëri të“dorëzuar”, kjo për vetë mban barrën e kujtesës si një tatoo e pashlyeshme në historinë e tij. Sidoqoftë ai e manifeston lirisht duke mos pasur turp apo drojë nga rrugëtimi.

Për shkak të rrugëtimit të tij, Fabio e kaloi një pjesë të jetës në qytetin e Beratit, dhe natyrshëm atij i sillet në të pavetëdijshmen si lidhje fatale, gjë që është njerëzore, dhe ku tek tuk rishfaqet në metarealitetin e tij të rikrijuar si sindromë e pavetëdijes apo një fakti ku ka vetëdorëzi.

Prandaj, shumëllojshmëria e shenjave, territoret informale të pikturës së tij janë ngërçe të pazgjidhshme të një logjike lineare. Është një metafizikë që thërret në të gjitha udhëkryqet e këtij ngërçi, gjë që në art del shpesh e frytshme.

Arti pamor në Shqipëri po kryen kujtesën lineare në disa kurba domethënëse, gjë që lidhet kryesisht me rrugëtime e arrati të allasojta që përpiqen të marrin shenjë në botën e artit. Ka një lloj vlage të amalgamuar nga përvijime dhe histori interesante, qoftë dhe për shkak të urisë së madhe pas viteve nëntëdhjetë.

Ishin rrugëtime që morën kohën e duhur për ta bërë edhe më të dukshëm këtë lloj kalimi pjekurie të artistëve drejt subjektit të tyre identifikues.

Shumë më gjatë mund të merresha me elemente dhe detaje, por do të ishte një analizë që ia merr frymën një teksti kuratorial, ndaj dhe dua ta lë autorin të shfaqet edhe si i papritur para publikut.

Autori tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara, një tokë e madhe ku secili mund të ndërtojë një të ardhme si artist; një tokë e madhe që bëhet interesante nga diversiteti dhe historitë e panumërta të një bimësie artistësh që herë izolohen në një identitet guaskë, herë të tjera e tejkalojnë oqeanin për të kërkuar e kujtuar harmoninë midis ikjes dhe qëndrimit, midis vetjakes dhe të huajës, midis shenjës dhe pafundësisë së hapësirës dhe midis të priturës dhe të papriturës. /Liberale.al/

Prof. Vladimir Myrtezai – Grosha

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!