• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

‘THE GUARDIAN’/ Hungaria bllokon 50 miliardë euro ndihmë të BE-së për Ukrainën disa orë pas miratimit të bis

15/12/2023
in Botë
‘THE GUARDIAN’/ Hungaria bllokon 50 miliardë euro ndihmë të BE-së për Ukrainën disa orë pas miratimit të bis

Viktor Orbán bllokon paratë shtesë për Kievin, ndërsa bisedimet e BE pritet të rifillojnë pas vitit të ri, shkruan The Guardian”, transmeton Liberale.al.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka bllokuar një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, disa orë pasi liderët e anashkaluan kundërshtimet e tij duke pranuar të hapin  bisedimet me Kievin, për anëtarësimin në bllok.

Samiti i vështirë në Bruksel u ndërpre afër orës 3 të mëngjesit të së premtes, sepse lideri hungarez refuzoi të ndizte dritën jeshile për financimin që ka për qëllim të ndihmojë qeverinë e Ukrainës gjatë katër viteve të ardhshme.

Udhëheqësit e BE-së do ta shtyjnë diskutimin e tyre mbi buxhetin në janar, duke arritur në përfundimin se pas shtatë orësh grindjeje ata nuk morën dot mbështetjen e liderit hungarez.

“Ju mund të bëni gjithçka që mundeni, por unë nuk dua të jem pjesë e kësaj. Pra, ky ishte shpjegimi i tij për këtë, “tha Kaja Kallas, kryeministrja estoneze, të premten teksa mbërriti në ditën e dytë të samitit evropian.

Duke postuar në platformën “X”, Orbán shkroi shkurt: “Përmbledhje (e punës) gjatë ndërrimit të netëve: veto për paratë shtesë në Ukrainë.”

Bllokimi nga Hungaria – aleati më i afërt i Rusisë në BE – i dha një goditje Kievit dhe mbështetësve të tij vetëm disa orë pasi 26 vendet anëtare u përballën me liderin hungarez dhe ranë dakord të jepnin një dritë jeshile e cila ishte historike për fillimin e negociatave të Ukrainës për anëtarësimin në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, më 14 dhjetor, njoftoi vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Çfarë do të thotë vendimi i Orbanit?

“26 vende janë dakord. Nuk ka asnjë marrëveshje nga Hungaria për momentin, por kam shumë besim se do të vijë për vitin e ardhshëm”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte.

“Kam besim se 26 anëtarët e duan këtë,” u shpreh kreu i qeverisë estoneze Kallas. “Për sa kohë që ai [Orbán] thotë gjërat e gabuara, por bën gjërat e duhura, ne jemi mirë. Ne kemi qenë të bashkuar deri më tani dhe kemi mundur të japim dje vendimin për bisedimet e anëtarësimit”.

Orbán abstenoi nga votimi për bisedimet e pranimit për Ukrainën pasi udhëheqësit këmbëngulën se vetoja e tij do të kishte një ndikim shkatërrues mbi moralin e luftës në Ukrainë dhe madje do të minonte besueshmërinë e ekzistencës së bllokut.

Një burim diplomatik i tha The Guarduian se “atij iu tha se do të ishte kohë e mirë për të, që të shkonte për kafe, por u largua nga dhoma. Megjithatë, e dinte se një votim do të bëhej në mungesë të tij, kështu që në këtë kuptim ishte rënë dakord paraprakisht.”

Ndërsa Orbán u la i izoluar nga 26 vendet e tjera anëtare të BE-së më herët gjatë ditës lidhur me anëtarësimin e Ukrainës, liderët vendosën se nuk mund të përsërisin manovrën për ndihmën financiare për Kievin, të vetëdijshëm se vendet e tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kishin përdorur më parë veton e tyre.

Orbán mbetet sfidues, duke paralajmëruar se ai mund të bllokojë hyrjen e Ukrainës në BE në një fazë të ardhshme në procesin shumëvjeçar që duhet normalisht për t’u anëtarësuar.

“Nëse ne nuk duam që Ukraina të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, atëherë parlamenti hungarez e voton atë. Dhe derisa çështja të shkojë në parlament, është një proces shumë, shumë i gjatë, dhe siç numëruan ata dhe bëra unë, ka rreth 75 raste kur qeveria hungareze mund ta ndalojë këtë proces,” tha ai.

Kryeministri belg, Alexander de Kroo, tha se liderët e BE-së shpresonin të ktheheshin në janar me mbështetjen e Orbanit. “Është një mesazh shumë i rëndësishëm që u japim ukrainasve në një moment të vështirë,” tha ai.

Orbán kishte argumentuar se Ukraina nuk duhet të marrë shuma kaq të mëdha parash nga buxheti i BE-së pasi nuk është pjesë e bllokut. Udhëheqës të tjerë e kanë siguruar Kievin se mund të kanalizojnë ndihmën për Ukrainën jashtë buxhetit të BE-së nëse Hungaria ruan bllokadën e saj.

Mosmarrëveshja për ndihmën financiare vjen në një kohë të vështirë për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pasi kundërsulmi i Ukrainës kundër forcave ruse nuk ka arritur të bëjë përparime të mëdha. Po ashtu edhe presidenti i  SHBA, Joe Biden, deri më tani nuk ka arritur të miratojë një paketë prej 60 miliardë dollarësh për Kievin përmes Kongresit të SHBA.

Të premten, liderët e BE-së do t’i kthehen çështjeve të tjera, përfshirë Gazën, sanksionet ndaj udhëheqësve të Hamasit dhe kolonëve izraelitë të përfshirë në dhunë.

/Liberale.al/

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!