AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Kultura si një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, qasje e re ndërdisiplinore

by SHT Media
11/12/2023
in Kryesore
6
0
Kultura si një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, qasje e re ndërdisiplinore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën shkencore “Pikëtakime kulturore në rajonin e Ballkanit”, zhvilluar sot në Shkodër, diskutuan studiues nga Universiteti i Shkodrës, fakulteti i filologjisë i Universitetit të Beogradit, si dhe fakulteti i filologjisë i Universitetit të Tetovës.

Duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve kulturore, profesor Artan Haxhi, nga Universiteti i Shkodrës, theksoi nevojën e bashkëpunimit, pasi ballkanologjia ka nevojë për një qasje ndërdisiplinore për të kapur problematikat e këtij rajoni.

“Ballkani është një rajon i pasur në histori dhe me diversitet kulturor, por është edhe rajoni i sfidave të mëdha. Në këtë kontekst, pikëtakimet kulturore shërbejnë si mjet i fuqishëm për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin midis kulturave të ndryshme”, tha ai.

Profesor Artan Haxhi, dekan i fakultetit të shkencave shoqërore në Universitetin e Shkodrës, thotë se kultura është një mjet për të tejkaluar dallimet. Ndaj, bashkëpunimi është mundësi për tu përballur edhe me sfidat e sotme të rajonit të Ballkanit.

Në konferencë mori pjesë edhe drejtuesja e departamentit të gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit, profesoreshë Naile Mala Imami me studimin “Kontaktet e para kulturore me theks të veçantë bashkëpunimi midis dy luftërave botërore”.

Profesoreshë Imami theksoi se, marrëdhëniet kulturore mes shqiptarëve dhe serbëve kanë patur vazhdimisht luhatjet e tyre për shkak të situatave gjeopolitike.

“Natyrisht që katedra e ndan fatin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Bashkëpunimet ndërkulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë kanë pasur faza të ndryshme. Shpeshherë bashkëpunimi ka qenë i gjithanshëm, por ka edhe momente që nuk kemi pasur kurrfarë bashkëpunimi”, thotë ajo.

Profesoreshë Imami thotë se departamenti i gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit ka një numër bashkëpunimesh me universitetet shqiptare.

“Që nga viti 2007 kemi marrëveshje me kater universitete të Shqipërisë. Me Universitetin e Vlorës, me atë të Shkodrës, me Tetovën dhe shpresoj shumë që në të ardhmen të kemi edhe me Prishtinën. Kështu që presim bashkëpunime të dyanshme edhe më të mira”, thotë profesoreshë Imami.

Për profesor Berton Sulejmanin, dekan i fakultetit filologjik në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, megjithë përparimet, ende nuk është i njëjtë statusi i shqipes me maqedonishten.

“Gjuha shqipe ka një ngritje dhe ka një përdorim më të madh, po jo plotësisht e barabartë me gjuhën maqedonase. Unë përdori një shprehje se, gjuha shqipe si gjuhë zyrtare është në dy shtete në Ballkan; në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe, do të kisha thanë, është në përdorim zyrtar, por jo gjuhë zyrtare”, thotë ai.

Profesor Sulejmani thotë se duhen lidhur marrëveshje të reja ndërmjet universiteteve dhe se, krahas bashkëpunimeve dhe këmbimeve ndërmjet stafeve akademike, është i nevojshëm edhe bashkëpunimi mes studentëve.

Duke theksuar nevojën e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit, bazuar në studimin e historisë, gjuhës, arsimit, kulturës, por edhe zhvillimeve aktuale në rajonin e Ballkanit, studiuesit sollën aspektet nga kontaktet gjuhësore shqiptaro-malazeze, pasqyrimi i konflikteve ndëretnike në mediat serbe dhe shqiptare, apo shndërrimet në rrugën skadarlie të Beogradit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.