• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, DASH publikon 11 kampionët e vitit 2023: Ka përfaqësues Mali i Zi, por jo Shqi

10/12/2023
in Politikë
Del raporti i DASH për Shqipërinë: Reformimi i drejtësisë, 75% i përfunduar

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane, Sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, janë publikuar emrat e njohur si kampionë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2023. Ata janë nga vende të ndryshme të botës. Nga rajoni ynë për këtë vit figuron vetëm një zyrtar i Malit të Zi.

“Departamenti i Shtetit është i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në çuarjen përpara të integritetit si përparësi e politikës së jashtme dhe interes thelbësor të sigurisë kombëtare. Në 20-vjetorin e miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në udhëheqjen e përpjekjeve për zbatimin e konventës në potencialin e saj të plotë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët për të përmbushur vizionin e UNCAC.” – Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në nderimin e kampionëve botërorë kundër korrupsionit” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Njoftimi i plotë i DASH:

“Departamenti i Shtetit është i përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin si një prioritet i politikës së jashtme dhe interesin kryesor të sigurisë kombëtare. Në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor, Shtetet e Bashkuara janë krenare të nderojnë individët dhe institucionet që mbrojnë transparencën, llogaridhënien, integritetin dhe qeverisjen e mirë në mbarë botën.”

Në 20-vjetorin e miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit (UNCAC), Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të udhëhequr përpjekjet për të zbatuar konventën në potencialin e saj të plotë. Ne ratifikuam UNCAC në vitin 2006 dhe që atëherë e kemi aplikuar atë si një mekanizëm për bashkëpunim ndërkombëtar, kemi punuar për të inkorporuar dispozitat e tij në ligjet dhe praktikat tona të brendshme dhe kemi ndihmuar vendet e tjera për të ndërtuar kapacitetin për të bërë të njëjtën gjë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët për të përmbushur vizionin e UNCAC.

“Arritja e këtij vizioni do të kërkojë kontribute nga palët e interesuara brenda dhe jashtë qeverisë. Fillova Çmimin Ndërkombëtar të Kampionëve Anti-Korrupsion në 2021 për të njohur individët që kanë ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të demonstruar solidaritetin e SHBA me partnerë heroikë.”

“;Sot, ne njohim 11 Kampionët Ndërkombëtarë Anti-Korrupsion për vitin 2023 dhe të gjithë ata që luftojnë për llogaridhënie, sundim të ligjit, transparencë dhe liri të shtypit. Të nderuarit janë Stanislau Ivashkevich i Bjellorusisë, Jean-Claude Mputu i Republikës Demokratike të Kongos, Arturo Torres i Ekuadorit, Nikhil Dey i Indisë, Ali (Mukhammedali) Toktakunov i Republikës së Kirgistanit, Marc N. Kollie i Liberisë, Veronica Mora Mihailov- i Moldavisë, Vladimir Novović i Malit të Zi, Annette Planells i Panamasë, Francisco Belo Simões da Costa i Timor-Leste dhe May De Silva i Seychelles. Ne jemi të nderuar të punojmë përkrah të tillë kampionëve për të mposhtur korrupsionin.”

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!