• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

SOT 8 DHJETOR/ Dita e Rinisë, 33 vite nga lëvizja e studentëve që sollën demokracinë

08/12/2023
in Politikë
SOT 8 DHJETOR/ Dita e Rinisë, 33 vite nga lëvizja e studentëve që sollën demokracinë

Sot 8 Dhjetor, Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

33 vite më parë një grup studentësh dhe pedagogësh, përmes protestave paqësore nga Qyteti Studenti në sheshin e Tiranës, përmbysën regjimin 50 vjeçar të komunizmit në vend.

Çfarë ndodhi më 8 Dhjetor ’90?

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Atë natë të 8 Dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuar përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Më të lexuarat

  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 100 studiues ngrenë alarmin: Skënder Gjinushi nuk pyet për ligje e VKM, ka marrë peng Akademinë e Shkencave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre miliardë euro për sigurinë kombëtare, Greqia pajiset me teknologjinë më të avancuar izraelite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë shtetësinë ruse: Kemi origjinën nga Shën Petersburgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!