• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

PS nuk gjen konsensus edhe brenda radhëve të saj për ligjin e “ri-legalizimit” të basteve sportive. Opozita: Ligji klien

08/12/2023
in Politikë
PS nuk gjen konsensus edhe brenda radhëve të saj për ligjin e “ri-legalizimit” të basteve sportive. Opozita: Ligji klien

Një projektligj i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online nuk po gjen dakordësi mes deputetëve të mazhorancës për shkak të mungesës së mekanizmave të kontrollit dhe problemeve me taksimin. Nga ana tjetër opozita e quan atë “një ligj klientelist”.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi të enjten pa rezultat ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit”, që parashikon rikthimin e tyre online pesë vite pasi qeveria “Rama” i mbylli ato me ligj. Në një mbledhje online me praninë vetëm të deputetëve të mazhorancës nuk u arrit një konsensus për ndryshimet e reja të propozuara për draftin e qeverisë nga kryetari i komisionit, Eduart Shalsi.

Që në nisje, Shalsi pranoi se këto ndryshime nuk e zgjidhin sfidën e menaxhimit të këtij tregu, duke i kërkuar Ministrisë së Financave që të hartojë një ligj të ri më të plotë. Propozimi i parë lidhej me mënyrën e organizimit të garës duke vendosur dhe një tarifë ekstra për kompanitë fituese të licencave për organizimin e këtyre lojërave.

“Meqenëse licenca do të jetë 10 vjet, gara të organizohet në dy faza, konkurim fillestar me plotësim bazik të dokumenteve ligjore dhe faza e dytë të ketë një komponent financiar,” tha Shalsi, duke sqaruar që kriteri të jetë “kush investon më shumë” me idenë e një ankandi dysheme.

Propozimi i dytë lidhej me ndërtimin e një sistemi tek i cili do të lënë gjurmë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në kompanitë e lojërave online dhe basteve sportive. “Ka një koncesion që do mbetet në fuqi, por sugjerohet që ky lloj sistemi përfshirë edhe monitorimin të jetë i monitoruar në real time në një rekord,” shtoi ai.

Ai pranoi se në komision kishin ardhur propozime të shumta dhe një ndër to ishte kërkesa nga ish-kompanitë e basteve që të mos jetë kusht skualifikues aktiviteti në 3 vende të huaja, por një minimum vitesh në këtë fushë. Kjo kërkesa nuk u pranua dhe Shalsi sqaroi se komisioni do t’i qëndrojë përcaktimit të kriterit që kompania të ketë përvojë jo më pak se 3 vjet në këtë fushë në 3 vendet e OECD-së.

Sipas tij, do të duhet të përcaktohet sipas legjislacionit vendas edhe përqindja e aksioneve që do të ketë aksioneri i huaj, që është si një kriter tjetër kufizues. Deputeti Erion Braçe, i cili e ka kundërshtuar këtë projektligj që në nisje, kundërshtoi edhe propozimet e reja duke thënë se, -“ajo që propozohet është ta lëshojmë pa duar fare, ta përhapim kudo”.

“Duam ta legalizojmë dhe kontrollojmë apo vetëm po e legalizojmë dhe ta lëmë të lirë”?  pyeti Braçe duke konstatuar se ligji s’ka masa për ta kontrolluar. Braçe propozoi që platforma e basteve online të jetë në pronësi të shtetit dhe monopol, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar aktivitetin e paligjshëm.

Edhe deputetë të tjerë socialistë kritikuan projektin e qeverisë dhe vijuan të këmbëngulin që tatimi mbi kompanitë që do të licensohen është zero, duke vënë në pikëpyetje përfitimin e shtetit.

“S’mund të paguajnë tatime më pak se ata që ushtrojnë aktivitet tregtar,” tha Alban Xhelili duke e cilësuar tatimin e parashikuar “jo të drejtë”.

Ai po ashtu foli për rriskun e manipulimit, duke iu referuar dhe konsultimeve me përfaqësues të kompanive të basteve. Sipas Xhelilit, këto mungesë garancie në platformat e tyre mund të çojnë në evazion, por edhe në elementë të pastrimit të parave.

Edhe deputetja Pranvera Resulaj kërkoi tatim më të lartë për kompanitë e basteve.

Pas debateve, Shalsi pranoi se formalizim 100 përqind të tregut nuk mund të pretendohej, por të paktën ndryshimet synojnë legalizimin e tregut ilegal që është aktualisht.

Opozita e ka kundërshtuar gjithashtu fort këtë draft-ligj të qeverisë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku i tha BIRN se edhe ndryshimet e reja që propozohen mbi këtë draft nuk ndryshojnë perceptimin se ai është një “ligj klientelist”.

“Qeveria vazhdon traditën e ligjeve me porosi dhe klienteliste,” tha Tabaku duke i cilësuar ndryshimet si “favorizim i një pakice, ndëshkim i shumicës dhe duke thelluar pabarazinë si në kuptimin e taksimit të këtyre bizneseve, ashtu dhe në vendosjen e rregullave”.

“Ende nuk ka qartësi se si do operohet me kompanitë e huaja që duhet të jenë ortake me ato shqiptare,” theksoi ajo, duke shtuar se, “këto paqartësi krijojnë probleme serioze, duke pasur parasysh se shumica e kontratave që SPAK po i provon si korruptive dhe i ka hetuar i kanë pasur kompani të huaja”. (BIRN)

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!