• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Dalin emrat që pritet të bëhen pjesë e “Big Brother Vip 3″

05/12/2023
in Jetë
Dalin emrat që pritet të bëhen pjesë e “Big Brother Vip 3″

Katër emrat janë më të lakuarit për momentin. Ina Kollcaku, Sardi Strugaj, Adelina Tahiri dhe rikthehet Ilir Shaqiri.

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Të ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë. Përveç Romeo Veshajt, Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit, të cilët janë aluduar shumë së fundmi, tashmë po qarkullojnë disa emra të tjerë si: Ina Kollcaku, Sardi Strugaj, Adelina Tahiri dhe Ilir Shaqiri. Ky i fundit është shprehur se dëshiron të jetë përsëri pjesë.

Sipas tyre shanset që Romeo Veshaj do të jetë pjesë e këtij sezoni të “BBV” janë të larta edhe për faktin se emisioni që ai moderon bashkë me vëllain, Donald Veshaj përfundon sezonin për këtë vit në dhjetor, por Liesa mendon se jo vetëm që do të jetë pjesë por do të kemi edhe një histori dashurie me ndonjë prej banoreve. Gjithashtu të ftuarit janë pyetur edhe rreth datës që mendohet se do jetë spektakli i parë i këtij edicion.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!