AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zbardhet letra drejtuar BE për Shqipërinë, ja cilat janë kushtet e Greqisë për të mos bllokuar procesin e integrimit

by SHT Media
30/11/2023
in Politikë
6
0
Zbardhet letra drejtuar BE për Shqipërinë, ja cilat janë kushtet e Greqisë për të mos bllokuar procesin e integrimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet shkresa dërguar Këshillit të Përfaqësuesve të përhershëm të BE, lidhur me paralajmërimet e Greqisë dhe qëndrimit të saj me kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tre hapat e menjëhershëm që duhet të ndërmarrë Tirana në mënyrë që Greqia të pranojë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri përfshihen në një deklaratë me shkrim të depozituar dje në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) në Bruksel.

Në veçanti, pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Heimarrës Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.

Ndryshimi i qëndrimit grek, natyrisht, lidhet me mesazhet e mospërputhjes që Tirana dërgoi në periudhën e mëparshme, por është edhe një mesazh për partnerët, të cilët konsiderojnë se Greqia po e dyanizon Belerin.

Letra në fjalë, e cila i është përcjellë edhe Tiranës zyrtare, thekson se rasti i Belerit përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor.

Në shkresë Athina zyrtare thekson se arrestimi i Belerit ngre shqetësime serioze dhe se lidershipi politik, referuar kryeministrit Rama, ka ndërmarrë sulme verbale para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Letra e plotë:

Greqia vazhdon të ketë rezervat e saj të forta në lidhje me rezultatin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë në grupin 1 (Bazat), për shkak të rastit të z. Fredi Beleris, i cili përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht. të pjesëtarëve të pakicës etnike greke. Z. Fredi Beleris, anëtar i pakicës etnike greke të Shqipërisë dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, u arrestua nga autoritetet shqiptare dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, me akuzën e mashtrimit zgjedhor.

Gjatë periudhës parazgjedhore, zoti Beleris dhe kandidatura e tij janë veçuar vazhdimisht nga lidershipi politik shqiptar në një sërë sulmesh të drejtpërdrejta verbale. Megjithatë, ai ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës, të cilët arritën të fitonin një nga 61 bashkitë e vendit. Arrestimi i tij ngre shqetësime serioze duke përfshirë praktikën diskriminuese kundrejt një anëtari të një pakice etnike të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar. Z. Beleris vazhdon të qëndrojë në burg edhe sot e kësaj dite, gati për shtatë muaj dhe kështu i është mohuar e drejta politike si kryetar i zgjedhur për të marrë detyrën. Duhet theksuar se, sipas ligjit shqiptar, marrja e detyrës nuk duhet te jete paragjykues ndaj procesit apo rezultatit te gjykimeve në pritje, duke qenë se ai përbën thjesht një akt të thjeshtë administrativ, i cili nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit. Kësisoj, ndalimi i betimit të kryetarit të zgjedhur z. Beleris përbën një vendim politik të ndërgjegjshëm të Qeverisë Shqiptare që reflekton mosrespektimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Situata bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe acquis të BE-së, të cilat janë të panegociueshme. Greqia pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës së z. Beleris si dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e Raportit të Vlerësimit të Standardeve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.