AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Prokuroria e Tiranës kërkon burg për 2 arkitektë, vihen nën sekuestro ndërtimet në ‘pyll’

by SHT Media
22/11/2023
in Kronikë
6
0
Prokuroria e Tiranës kërkon burg për 2 arkitektë, vihen nën sekuestro ndërtimet në ‘pyll’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkuar arrest në burg për arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, pasi morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër arrest për dy arkitektë, pas zbulimit të një skeme mashtrimi për të ndërtuar pa leje në Tiranë.

Sipas hetimeve të prokurorisë, arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu kanë aplikuar për leje ndërtimi në seksionin “online” “E-leje”, por ndërtimet janë kryer në një tjetër vendndodhje.

Prokuroria thotë se duke verifikuar përmes “Google Maps”, ka arritur të vërtetojë se ndërtimi jo që nuk ishte realizuar në zonën për të cilën ishte dhënë leja, por u ndërtua në tokë pyjore që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Pikërisht këtu del në skenë emri i biznesmenit elbasanas, Gani Moka, ky i fundit rezulton të ketë lidhur kontratë qiraje me Bashkinë e Tiranës për përdorimin e sipërfaqes nga fondi pyjor.

Gani Moka nuk është i panjohur për publikun. Në vitin 2021 ai është tentuar të shantazhohet dhe është mbajtur peng nga disa persona, të cilët i kërkuan 20 mijë euro. Moka ishte duke udhëtuar me një punonjësen e tij në afërsi të Peqinit, kur autorët e ndaluan dhe e kërcënuan duke tentuar ta fusin në grackë sikur kishte kryer marrëdhënie seksuale me punonjësen e tij, e më pas ta shantazhonin.

“Shtetasi G.M. administrator dhe ortak i vetëm isubjektit Certi Ë South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14.04.2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, për të cilin janë përpiluar aktet pëkatëse, duke u konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila ëshë dhënë në përdorim”, njofton prokuroria.

Sakaq, është vendosur sekuestro preventive për pronat e ndërtuara pa leje:

Pas verifikimeve, kërkohet vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara nga;

M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;

F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;

A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;

A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;

D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit per konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetedeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK;

T. V. vetëdeklaruar me aplikimin nr.5714 datë 31.03.2022, pranë ASHK-së; dhe

M. D., i cili nuk rezulton të ketë bërë aplikim për ndërtimin e paligjshëm, por ka pretenduar se ka ndërtuar objektin e konstatuar bazuar në lejen e ndërtimit nr Nr. K-10349/2.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

23/10/2026

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

23/10/2026

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

23/10/2026

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

23/10/2026

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

23/10/2026

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

23/10/2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

23/10/2026

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

23/10/2026

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

23/10/2026

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

23/10/2026

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

23/10/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23/10/2026

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

23/10/2026

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

23/10/2026

LIVE! Rama: Protesta e financuar me para të ardhura nga jashtë!

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë
  • Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.