AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

by Alb Times
26/11/2026
in Opinion
6
0
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Më në fund, një grup studentësh (ende të panjohur) vendosën të krijonin partinë e tyre. Vendosën ata të dilnin parakamerave dhe të deklaronin se “ne studentet e protestave 180 ditore, vendosëm të krijojmë partinë tone te re, “Të bashkuar për Shqiperinë”. Pra, pse sot e tutje, ata nuk janë pjesë e rrugës, pjesë e  vandalistëve apo jo ? Pra nga sot, themeluesit e partisë re, duhet të tregojnë edhe emrat e tyre, identitetet e tyre dhe të shpallin legalisht programin. Në fakt, ajo që mendova fillimisht ishte ndjesia e mirë, e nismave të tilla. Pra, hajde të përballemi në “meidan”, dhe kush merr votat, merr pushtetin. Po jo ama, me vandalët, me ata që fshiheshin dhe strehojnë kapuçët e tyre tek PD.

Megjithatë, më e habitshme ishte fakti se, “pse ky nxitim pikerisht tani para zgjedhjeve të 9 Majit 2027, pse nxituan ata të dalin para kamerave dhe tu thonë shqiptareve se “tani u poqën kushtet, tani na u mbushe mëndja të krijojmë parti” ? Uroj të mos jetë askush mbrapa tyre, uroj që ta nisin me “këmbën e mbarë” rrugëtimin drejt politikës. Uroj gjithashtu që “të ecin me këmbë në tokë”, pasi deri sot kanë ecur kuturru. Në rast se kishin patur synim partinë, pse pikerisht tani, pse pikerisht pasi u bashkuan me vandalët dhe shkaterruan Tiranën ? Natyrisht ata dhe partia e tyre e re, kanë me vehte edhe faturën e shkaterrimeve, djegieve, dhe akteve të tjera kriminale që kryen një grup rrugeçërish, që tmerruan shqiptaret dhe trupin diplomatik në Tirane. Pra, bënë mirë që dolën dhe deklaruan se “nga sot ne studentët e protestave të flamingove, do të përfaqesohemi nga partia jonë”, por fillimisht ata duhet të sqarojnë shqiptaret për ato që ndodhën 14 ditë rresht, për zjarrin, shkaterrimet, vjedhjet, dhe të distancohen totalisht nga grupimi vandalist.

Duhet të sqarojnë shqiptaret se, përse qëndruan dhe u bashkuan me kapuçzinjtë, se përse nuk prezantuan synimet e tyre politike qysh në Qershor, por pritën të bëhej dhuna, dhe pastaj të dilnin si pa asgjë të keqe, dhe të deklaronin se “tani erdhi momenti të themi se, ne krijuam partinë tone “Të bashkuar për Shqiperinë”. Nxitimin e atyre që dolën para kamerave e kuptoj, por nuk kuptoj mungesën e transparencës dhe sinqeritetit, pasi qytetaret e Tiranes dhe gjithë Shqiperisë, edhe sot e kësaj dite, janë të tmerruar nga pamjet e zjarrit, vjedhjeve dhe shkaterrimeve që pësoi kryeqyteti dhe jo vetem. Ndaj, e keni detyrim moral (nqs jeni duke hyrë nga dera dhe jo dritarja e politikës) të sqaroni shqiptaret, pastaj vazhdoni drejt asaj që jeni nisur. Politika ka rregullat dhe ligjet e saj.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

26/11/2026

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

26/11/2026

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!
  • Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.