AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

by Alb Times
26/11/2026
in Botë
6
0
Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia po intensifikon operacionet e sabotimit në Evropë, duke shënjestruar infrastrukturën kritike, nga linjat hekurudhore dhe aeroportet deri te rrjetet energjetike.

Një studim i publikuar të enjten nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) paralajmëron se këto operacione po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe se ekziston rreziku i një sulmi me viktima masive, që mund të shkaktojë edhe përçarje mes qeverive evropiane.

Sipas raportit, gjatë vitit të fundit përdorimi i eksplozivëve dhe zjarrvënieve është dyfishuar. Moska, ndonëse nuk është në luftë të drejtpërdrejtë me asnjë vend evropian përveç Ukrainës, po zhvillon një konflikt të tërthortë përmes personave të rekrutuar, me synimin për të dobësuar mbështetjen e kontinentit për Kievin.

Raporti vlerëson se Gjermania dhe Polonia janë vendet më të ekspozuara ndaj këtyre operacioneve.

IISS thekson se shërbimet ruse të inteligjencës kanë arritur të krijojnë rrjete personash të rekrutuar, të cilët po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara, përfshirë pajisje shpërthyese artizanale me mekanizma kohorë dhe detonatorë.

Por raporti vlerëson se arrestimet e personave të dyshuar, dëbimi i oficerëve rusë të inteligjencës dhe mbyllja e disa konsullatave nuk kanë arritur ta frenojnë këtë aktivitet sabotazhi rus. Arrestimet u shkaktojnë kosto personave të rekrutuar, por jo shërbimeve të inteligjencës që i drejtojnë dhe i mundësojnë këto operacione.

Studimi evidenton gjithashtu se sabotimet shfaqen në valë të njëpasnjëshme në vende të ndryshme të Evropës, çka sugjeron koordinim nga Moska. Për më tepër, ekzistojnë të dhëna për rrjete që bashkërendojnë sulme në disa shtete, si dhe për mundësinë e funksionimit të strukturave të ndryshme, duke e bërë më të vështirë ndërprerjen e tyre.

Episode të tilla dhune u regjistruan edhe në Shqipëri. Protestat e tetorit në Tiranë u shoqëruan me zjarrvënie, hedhje molotovësh ndaj policisë dhe sulme ndaj institucioneve publike. Aktet e dhunës ndodhën në një kohë kur disa vende evropiane po përballeshin gjithashtu me protesta, djegie dhe shkatërrim. Kjo përkon me periudhën e rritjes së shqetësimeve për ndërhyrjet e huaja dhe operacionet e ndikimit.

Sipas ekspertëve, kërcënimi më i menjëhershëm për Evropën nuk është një luftë bërthamore, por ajo që cilësohet si “luftë jokonvencionale”.

Një sulm me viktima të shumta, paralajmëron raporti, mund të shkaktojë kërkesa për hakmarrje ndaj Rusisë dhe të thellojë ndasitë mes vendeve evropiane, duke e kthyer sabotimin në një kërcënim jo vetëm për sigurinë fizike, por edhe për unitetin politik të kontinentit.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

26/11/2026

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

26/11/2026

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

26/11/2026

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

26/11/2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

26/11/2026

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

26/11/2026

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!

26/11/2026

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

26/11/2026

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

26/11/2026

Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

26/11/2026

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

26/11/2026

Vrasja e dy italianëve në Kuvajt, Von der Leyen kërkon rritjen e presionit ndaj Iranit!

26/11/2026

Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

26/11/2026

“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!

26/11/2026

“Kemi marrë mendime edhe nga magjistratët”- Kodi i ri Penal, Gogu: Procesi i konsultimit vazhdon, takimi i fundit javën e ardhshme!

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar
  • Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.