AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Oxfam: Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në një “shkretëtirë toksike”

by Alb Times
23/11/2026
in Botë
6
0
Oxfam: Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në një “shkretëtirë toksike”

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 99% e territorit të Gazës është prekur nga ndotja mjedisore si pasojë e sulmeve ushtarake izraelite. Në këtë përfundim arrin një raport i ri i organizatës ndërkombëtare Oxfam, i cili paralajmëron se pasojat për shëndetin e palestinezëve mund të zgjasin për dekada.

Sipas raportit, në ajër, tokë dhe ujë janë përhapur metale të rënda, mbetje eksplozivësh, asbest nga ndërtesat e shkatërruara dhe lëndë të tjera të rrezikshme. Këto ndotje përbëjnë një kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e banorëve të Gazës, jo vetëm në të tashmen, por edhe në vitet që vijnë.

Drejtori ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar, e ka cilësuar situatën si një formë të “krimeve të luftës kundër mjedisit”, duke e lidhur atë me atë që e quan gjenocid në vazhdim në Gaza.

“Shkatërrimi dhe ndotja e Gazës kanë dëmtuar rëndë kushtet mjedisore të nevojshme për sigurinë dhe mbijetesën e njerëzve”, është shprehur ai.

Për realizimin e raportit, Oxfam, në bashkëpunim me organizatën britanike Conflict and Environment Observatory, ka analizuar pamje satelitore dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar dëmet mjedisore të shkaktuara gjatë tre viteve të luftës.

Sipas të dhënave të përfshira në raport, bombardimet intensive dhe shkatërrimi i ndërtesave e infrastrukturës kanë krijuar një sasi të jashtëzakonshme mbetjesh të rrezikshme. Një vlerësim i Kombeve të Bashkuara i vitit të kaluar tregonte se në Gaza ishin krijuar më shumë se 61 milionë tonë rrënoja, ndërsa rreth 15% e tyre mund të përmbajnë materiale të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin.

Raporti paralajmëron se ndotja mund të shkaktojë rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes, kancerit, dëmtimeve të organeve dhe problemeve gjatë lindjes.

“Pasojat shëndetësore do të jenë afatgjata, pasi shumë prej këtyre ndotësve qëndrojnë në mjedis për një kohë të gjatë”, tha për BBC-në Lama Abdul Samad, një nga autoret e raportit.

Situata është edhe më shqetësuese për shkak të shkatërrimit të sistemit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të zeza. Të gjashtë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Gaza janë jashtë funksionit, duke bërë që ujërat e ndotura të përfundojnë në tokë, në ujërat nëntokësore dhe në Detin Mesdhe.

Problemi është përkeqësuar edhe nga reshjet e dendura të shiut gjatë dimrit, të cilat kanë përzier ujërat e shiut me ujërat e zeza, duke i përhapur ato në rrugë dhe në zonat ku jetojnë familjet e zhvendosura.

Mjekët në Gaza po raportojnë gjithashtu shtim të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, si pasojë e pluhurit nga ndërtesat e shkatërruara dhe tymit që krijohet nga djegia e plastikës, kartonëve dhe materialeve të tjera që banorët përdorin për t’u ngrohur dhe për të gatuar.

Dermatologu palestinez Alaa Abu Hajar i tha BBC-së se rastet e sëmundjeve kronike të lëkurës janë rritur pesë herë që nga fillimi i luftës. Sipas tij, kjo lidhet me ndotjen dhe kushtet e vështira të jetesës në çadra dhe kampet ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur.

“Ka brejtës, mbeturina dhe ujëra të zeza të përhapura nëpër rrugë. Fatkeqësisht, më të prekurit janë fëmijët”, u shpreh ai.

Edhe sektori i bujqësisë dhe peshkimit po përballet me pasoja të rënda. Fermerët dhe peshkatarët thonë se ndotja e tokës dhe e detit po ua vështirëson prodhimin e ushqimeve të sigurta.

Peshkatari Abu al-Abed Sultan ka treguar për BBC-në se ujërat e zeza derdhen në det pa u trajtuar, ndërsa në të hidhen edhe mbetjet e ndërtesave të shkatërruara.

“Kur hedhim rrjetat, kapim rrënoja dhe mbeturina. Kjo dëmton mjedisin detar, peshqit dhe vetë peshkatarët”, është shprehur ai.

Një tjetër problem është pamundësia për të matur me saktësi nivelin e ndotjes. Shumë laboratorë në Gaza janë shkatërruar, ndërsa ka kufizime për futjen e pajisjeve të specializuara dhe praninë e ekspertëve që mund të kryejnë analizat e nevojshme.

Për këtë arsye, Oxfam kërkon një vlerësim të plotë dhe të pavarur të gjendjes mjedisore në Gaza, për të identifikuar zonat e ndotura dhe rreziqet përpara se të nisë pastrimi i tyre. Organizata thekson se duhet të mbrohen edhe punëtorët që do të angazhohen në këtë proces.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 74.746 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme shifrat e publikuara nga kjo ministri, ndërsa theksojnë se situata humanitare në territor mbetet tepër e rëndë.

Izraeli ka deklaruar se rindërtimi në shkallë të gjerë i Gazës mund të nisë vetëm pas çarmatimit të plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze.

Në korrik, Hamasi pranoi një plan të propozuar nga Bordi i Paqes, i udhëhequr nga SHBA-ja, për të dorëzuar armët në këmbim të tërheqjes së trupave izraelite. Megjithatë, qeveria izraelite e cilësoi propozimin të pamjaftueshëm.

Nga ana tjetër, Izraeli ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid, duke i cilësuar ato të pabaza. Qëndrimi i tij është se operacionet ushtarake në Gaza janë një akt vetëmbrojtjeje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe se ushtria merr masa për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

24/11/2026

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

24/11/2026

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

24/11/2026

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

24/11/2026

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

24/11/2026

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

24/11/2026

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

24/11/2026

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

24/11/2026

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

24/11/2026

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

24/11/2026

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

24/11/2026

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

24/11/2026

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

24/11/2026

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

24/11/2026

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra
  • Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.