AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

by Alb Times
16/11/2026
in Opinion
6
0
“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

Foto: Politika

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

I jashtëzakonshëm është paradoksi në drejtësinë kushtetuese shqiptare.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të shqyrtojë kërkesa të qytetarëve shqiptarë, deputetëve, zyrtarëve dhe institucioneve kushtetuese, me argumentin solemn të mungesës së legjitimitetit.

Pra, shqiptarëve u kërkohet të provojnë deri në milimetër të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Por, kur vjen puna te Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), legjitimiteti duket se buron nga një burim tjetër: nga pasaporta ndërkombëtare!

ONM u instalua në Shqipëri si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm, të përkohshëm dhe të diskutueshëm kushtetues, të quajtur vetting. Një mekanizëm ku disa juristëve të huaj iu dhanë kompetenca të pazakonta mbi karrierën dhe fatin profesional të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë.

Të mirëpaguar, të paprekshëm nga përgjegjësia publike shqiptare dhe shpesh me sjelljen e cubave që kishin ardhur të qytetëronin vendasit.

Mirëpo, vettingu përfundoi. Organet e tij përfunduan mandatin. Dhe bashkë me përfundimin e këtij mekanizmi të jashtëzakonshëm, duhej të përfundonte edhe roli i jashtëzakonshëm i ONM-së. Sepse mandati i përkohshëm nuk është pronë e përjetshme. Aq më pak pronë e të huajve.

Por ja që Gjykata jonë Kushtetuese, sipas mënyrës se si ka rregulluar pjesëmarrjen e ONM-së në procedurat e saj, duket se ka gjetur një zgjidhje origjinale: t’i sigurojë këtij mekanizmi një jetë të dytë procedurale!

Madje, me rregullore të brendshme!

Këtu fillon absurdi juridik.

Një rregullore gjykate nuk mund të krijojë subjekte kushtetuese. Nuk mund të zgjasë mandate të përfunduara. Nuk mund t’i japë një organizmi ndërkombëtar kompetenca që Kushtetuta dhe ligji nuk ia njohin.

Legjitimiteti nuk është dhuratë mikpritjeje. Është kusht juridik!

Dhe nëse ONM-së i njihet cilësia e palës në gjykime kushtetuese, atëherë Gjykata duhet të shpjegojë se nga cili nen i Kushtetutës apo i ligjit buron kjo e drejtë. Nenin 179/b dhe nenin B i aneksi të kushtetutës i lexojmë të gjithë. Aty thuhet se mandati i ONM ka mbaruar tashmë. Ka mbaruar që me 17 qershor 2026, kur mbaroi mandati i Mohikanëve të fundit në KPA.

Pra gjykata duhet të na gjejë nenin e ligjit, jo të na tregojë rregulloren e saj. Sepse rregullorja organizon funksionimin e gjykatës. Nuk rishkruan Kushtetutën.

Akoma më groteske bëhet situata kur në këto procese përfshihen gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fituar çështjet e tyre në Strasburg.

Pra, në vend që shteti shqiptar të përqendrohet te zbatimi i vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ne rrezikojmë të krijojmë përshtypjen se duhet të dëgjojmë edhe mendimin e pensionistëve ndërkombëtarë të vettingut! Sikur Strasburgu të mos mjaftonte pa marrë edhe bekimin e ONM-së!

E kuptoni apo jo!

Mos duhet ti propozojmë një konventë të re Këshillit të Europës, ku ONM ta vëmë mbi gjykatën e Strasburgut?!

Jalla ore jalla!

Në fakt, unë e kuptoj hallin e këtyre ndërkombëtarëve. Dikush mund të ketë një kredi për të shlyer. Dikush mund të ketë gjetur dashurinë e jetës në Shqipëri. Dikush tjetër mund të ketë shpenzime që pensioni perëndimor nuk ia përballon dot.

Janë halle njerëzore këto. Madje, krejt të kuptueshme. Por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është as fond pensioni, as agjenci punësimi dhe as strehë azili për juristë ndërkombëtarë!

Nuk mund të mbajmë gjallë një mekanizëm të jashtëzakonshëm vetëm sepse disa njerëzve u pëlqeu pushteti që ushtruan në Shqipëri. Mbi të gjitha, nuk mund të përdorim Gjykatën Kushtetuese për t’i dhënë jetë juridike një mandati që ka përfunduar.

Këtu nuk diskutohet nëse ONM ka bërë mirë apo keq gjatë vettingut. Kjo është një çështje tjetër.

Këtu diskutohet diçka shumë më elementare: a ka të drejtë Gjykata Kushtetuese të njohë një legjitimitet që nuk buron nga Kushtetuta dhe ligji?

Nëse përgjigjja është jo, atëherë asnjë rregullore nuk mund ta bëjë po.

Përndryshe, kemi mbërritur në një situatë ku qytetari shqiptar duhet të provojë të drejtën për të hyrë në Gjykatën e tij Kushtetuese, ndërsa ndërkombëtari duhet vetëm të provojë se ka qenë dikur ndërkombëtar!

Çfarë privilegji absurd!

Një gjykatë që i mbyll derën qytetarit të Republikës për mungesë legjitimiteti, por ia hap atë një mekanizmi ndërkombëtar me mandat të përfunduar, nuk po mbron më hierarkinë kushtetuese.

Po përmbys logjikën e saj.

Dhe kjo është shumë më e rëndë sesa një vendimmarrje e gabuar. Sepse Gjykata Kushtetuese ekziston për të kufizuar pushtetin me Kushtetutë, jo për të shpërndarë pushtet përtej Kushtetutës.

Një gjykatë që e trajton rregulloren e vet si burim kompetencash kushtetuese, ka harruar arsyen për të cilën ekziston.

Republika jonë ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese, jo për një zyrë legalizimesh të privilegjeve ndërkombëtare.

Dhe nëse kemi arritur deri këtu, fjala turp është shumë pak për ta përshkruar.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

26/11/2026

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

26/11/2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

26/11/2026

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!

26/11/2026

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

26/11/2026

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

26/11/2026

Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

26/11/2026

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

26/11/2026

Vrasja e dy italianëve në Kuvajt, Von der Leyen kërkon rritjen e presionit ndaj Iranit!

26/11/2026

Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

26/11/2026

“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!

26/11/2026

“Kemi marrë mendime edhe nga magjistratët”- Kodi i ri Penal, Gogu: Procesi i konsultimit vazhdon, takimi i fundit javën e ardhshme!

26/11/2026

“Jo si favor, por si meritë“- Rama: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE!

26/11/2026

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

26/11/2026

Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin
  • Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.