AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!

by Alb Times
05/11/2026
in Kronikë
6
0
Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në vëmendje rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit në pallate.

Inxhinieri i ndërtimit Erion Softa kërkon ndryshimin e rregullave për përdorimin e tyre, duke paralajmëruar se një bombol gazi mund të ketë të njëjtin efekt si disa kilogramë tritol.

Softa tha se pallati pesëkatësh në Elbasan ishte i rikonstruktuar dhe se dëmtimet nuk erdhën si pasojë e ndërhyrjeve në strukturën e godinës, por nga një pakujdesi. Sipas tij, ndërtesat nuk janë projektuar për t’u përballur me shpërthime të tilla, ndaj kërkohet një zgjidhje për mënyrën se si tregtohen dhe përdoren bombolat e gazit.

Inxhinieri kërkoi që përdorimi i bombolave në objekte të tilla të ndalohet ose të vendosen rregulla të qarta sigurie. Ai theksoi se tregtarët duhet të ofrojnë vetëm bombola të certifikuara, ndërsa përdoruesit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve në vend për mënyrën e instalimit dhe përdorimit të tyre.

“Mendoj që është një bazë ligjore për përdorimin e bombolave të gazit që duhet rregulluar. Objektet nuk janë ndërtuar për të mbajtur shpërthime të tilla. Nuk kemi të bëjmë me dëmtimin e strukturës së pallatit për shkak të ndërhyrjes, por për shkak të një pakujdesie që duhet të marrë një zgjidhje. Bombolat e gazit nuk mund të shiten normalisht, nuk mund të përdoren në ambiente të përbashkëta. Duhet të ndalohet përdorimi i tyre në objekte të tilla ose të vendoset një protokoll i qartë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Bombolat e gazit duhet të largohen nga përdorimi. Ata persona që i tregtojnë duhet t’i kenë të certifikuara dhe përdoruesit duhet t’i nënshtrohen një verifikimi në vend për mënyrën si përdoret. Një bombol e tillë ka të njëjtin efekt me disa kilogramë tritol”, tha Softa.

Shpërthimi në Elbasan dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit në tubat që lidhnin një bombol 15-litërshe, të vendosur në katin e parë të pallatit, me apartamentin e 69-vjeçarit në katin e tretë.

Si pasojë humbën jetën 69-vjeçari Hamit Ibra dhe fqinja e tij, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha. Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe pritet të shembet, ndërsa 15 familje kanë mbetur pa strehë.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

05/11/2026

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

05/11/2026

VKM/ “Certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit”- Qeveria miraton rregullat e reja për resortet mikse, ja sa do ndahen për turizëm dhe për banim

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!

05/11/2026

“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

05/11/2026

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

05/11/2026

“Pastrohu njëherë nga hajdutllëku, pastaj… / Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos shpërthen ndaj Veliajt: PS-në nuk e merr dot, Rama është ustai!

05/11/2026

Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!

05/11/2026

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

05/11/2026

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Asnjë vonesë nga zjarrfikësja

05/11/2026

Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

05/11/2026

Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

05/11/2026

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

05/11/2026

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin
  • Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.