AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

by Alb Times
04/11/2026
in Politikë
6
0
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

Foto: Politika

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar persona të caktuar për devijimin dhe shkatërrimin e protestës së opozitës, të cilën e cilësoi si një lëvizje të jashtëzakonshme qytetare, të dominuar nga të rinjtë dhe të mbështetur edhe nga intelektualë të njohur.

Gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, Berisha pretendoi se protesta u orientua drejt shkatërrimit përmes sloganit “Rama në burg, Berisha në burg”, duke e lidhur këtë zhvillim me, sipas tij, një skenar për zëvendësimin e opozitës së vërtetë dhe krijimin e një opozite në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

“E vërteta që në këtë uragan të paparë, i dominuar nga të rinjtë dhe qytetarët, por që tërhoqi dhe intelektualët ndër më të shquarit, jehona e tij botërore ishte e jashtëzakonshme.

Mirëpo çfarë ndodhi? Për koincidencë fatale, flamingon e kapën për fyti. E kapën për fyti me sloganin sine qua non ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

Me këtë slogan, këta besëprerë në zbatim të projekteve të Edi Ramës dhe të tjerëve, menduan se skenari serb i zëvendësimit të opozitës së vërtetë, që kishte qëndruar në kushte më të vështira, që kishte rezistuar një kalvari të paprecedent në historinë e Evropës, një force politike që në mbrojtje të parimeve të njerëzve të lirë, donin ta arkivonin.

Donin ta arkivonin në banesën e harresës dhe orientuan at protestë të paparë ndonjëherë në Shqipëri, në çdo aspekt, pankombëtare, e orientuan drejt shkatërrimit.

Ata të cilët mbërthyen flamingon për fyti, ata meritojnë të kualifikohen në rrafshin social dhe psikologjik si vrasësit më barbarë.

Natyrisht projekti i tyre për një opozitë tjetër në shërbim të Edi Ramës, solli fatkeqësisht shumë drejt shkatërrimit të atij uragani.

Dhe Partia Demokratike ka një qartësi shumë të madhe dhe denoncon me forcë këtë grup makbethian që në zbatim të porosive të Edi Ramës ndërmori akte të tilla”, tha Berisha.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

04/11/2026

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

04/11/2026

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

04/11/2026

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

04/11/2026

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

04/11/2026

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

04/11/2026

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

04/11/2026

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

04/11/2026

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)
  • Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.