Artur Sanço, banor i pallatit ku shpërtheu zjarri në Elbasan, ka rrëfyer momentet e panikut dhe vështirësitë me të cilat u përball për t’u larguar nga banesa.
Ai tregoi se dera i kishte rënë në kokë, ndërsa djali ndodhej në dhomën e tij dhe e thërriste për ndihmë.
Sanço u shpreh se, në pamundësi për të dalë nga banesa, u hodh nga kati i dytë.
Ai tha gjithashtu se shpërthimi kishte qenë shumë i fortë dhe se soleta e katit të tretë kishte rënë, duke zënë poshtë dhomën e gjumit.
“Si t’ia bëj, ku të rri? Edhe veshjet i mora borxh. Dera më ra mua në kokë. Çuni ishte në dhomën e vet. Të dëgjosh çunin të thërrasë ‘o ba’ dhe mos ta ndihmosh… U hodha nga kati i dytë. Kam dalë në ballkon, kam bërtitur. Tani erdha nga spitali. Kujt t’i bie më qafë unë? Ku të rri? Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Soleta e katit të tretë ka rënë dhe ka zënë poshtë dhomën e gjumit”, rrëfeu banori.
