AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

by Alb Times
04/11/2026
in Botë
6
0
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zhvillim interesant ka ndodhur dje në qiellin e Lituanisë. Avioni i Air Serbia, i cili ishte nisur nga aeroporti «Nikola Tesla» në Beograd drejt Moskës është urdhëruar të kthehet në Beograd.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit ‘Nova.rs’, në avion ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i «Srbijagas», Dušan Bajatović, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popović.

Që të tre konsiderohen si njerëz të Kremlinit në Beograd. Vulin ka qenë edhe shef i shërbimit sekret serb, BIA, dhe njëri nga personat më besnikë të autokratit të mposhtur në zgjedhje, Aleksandar Vuçiq.

Sipas informacioneve që kanë siguruar mediat e pavarura serbe, avioni me numër fluturimi JU134 u nis në orën 18:48 dhe kishte arritur deri pranë një qyteti në jug të Lituanisë, kur u dha urdhri të kthehej në Beograd, siç thuhet, për arsye sigurie

Gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojević, shtroi këtë pyetje në rrjetin social X: «E kush po ia mbath sonte për në Moskë me fluturimin e orës 18:30?»

Ndërkohë avioni është kthyer në Beograd. Sipas të dhënave të faqes Flightradar24, avioni u ul në Beograd pak para orës 22:00.

“Nova.rs” bën me dije se Vulin nuk iu nënshtrua kontrollit të sigurisë në aeroportin e Beogradit dhe arriti të hipte në avion. Sipas të njëjtave informacione, dyshohet se dikush e ka ndihmuar. Nova.rs thekson se, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, procedurat nuk ishin respektuar, përkatësisht se Vulin nuk i ishte nënshtruar kontrollit të sigurisë.

Aleksandar Vulin është politikan prorus dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Vulin ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm, ndërsa nga dhjetori 2022 deri në nëntor 2023 drejtoi shërbimin sekret serb, BIA.

Më 11 korrik 2023, SHBA-ja e sanksionoi për korrupsion, duke e akuzuar edhe për përfshirje në krim të organizuar dhe veprimtari të paligjshme me narkotikë. Sipas Thesarit amerikan, ai ndihmoi trafikantin e sanksionuar të armëve Slobodan Tešić dhe shfrytëzoi pushtetin për përfitime personale.

Emri i tij lidhet me skandalin «tetka iz Kanade»: pretendoi se tezja e bashkëshortes nga Kanadaja i kishte huazuar 205 mijë euro për një banesë. Agjencia kundër korrupsionit nuk i besoi këtij shpjegimi; prokuroria e mbylli çështjen për mungesë provash penale.

Washingtoni e akuzoi gjithashtu se i kishte hapur rrugë ndikimit rus dhe veprimtarive destabilizuese të Moskës në Ballkanin Perëndimor. Opozitari rus Vlladimir Kara-Murza e akuzoi se ia dorëzoi Nikolai Patrushevit transkriptet e përgjimeve të opozitarëve rusë në Beograd më 2021.

Patrushev është ish-drejtor i FSB-së, shërbimit sekret rus, dhe një nga këshilltarët më të afërt e me ndikim të Vladimir Putinit në çështjet e sigurisë ruse. Vulin është ndër promovuesit kryesorë të «srpski svet» – «botës serbe», koncept që synon bashkimin e serbëve përtej kufijve të Serbisë.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

04/11/2026

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

04/11/2026

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

04/11/2026

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

04/11/2026

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

04/11/2026

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

04/11/2026

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

04/11/2026

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

04/11/2026

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

04/11/2026

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

04/11/2026

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

04/11/2026

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

04/11/2026

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

04/11/2026

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave
  • Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.