AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

by Alb Times
30/10/2026
in Botë
6
0
Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia po heton vizitat e Andrew Mountbatten-Windsor, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell në Balmoral, rezidencën private mbretërore në Skoci, duke konfirmuar se kanë marrë informacione përkatëse.

Sipas Sky News, Policia e Skocisë njoftoi të premten se po zhvillohen hetime paraprake mbi praninë e tre personave në rezidencën mbretërore, megjithatë pa sqaruar natyrën e informacionit që po shqyrtojnë.

“Kemi marrë informacion dhe hetimet janë duke vazhduar, por ato janë ende në një fazë shumë të hershme”, tha një zëdhënës i Policisë së Skocisë.

“Të gjitha hetimet bazohen në prova, me nevojat e viktimave dhe të mbijetuarve në qendër”, shtoi ai, duke sqaruar se policia nuk do të publikojë detaje të mëtejshme ndërsa procesi është në vazhdim.

Rasti po tërheq vëmendje të re ndaj marrëdhënieve të Andrew Mountbatten-Windsor, vëllait të Mbretit Charles III, me Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.

Epstein, i cili ishte dënuar për krime seksuale, vdiq në vitin 2019 në një burg të Nju Jorkut, ndërsa Maxwell u dënua në vitin 2021 për rolin e saj në rekrutimin e vajzave të mitura për qëllime shfrytëzimi seksual.

Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epstein. Deri më tani, autoritetet policore nuk kanë sqaruar natyrën e informacionit që po shqyrtojnë, as nuk kanë njoftuar ndonjë akuzë në kontekstin e këtij hetimi specifik.

The post Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: Andrew Mountbatten-WindsorBotaEvropaJeffrey Epstein
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

26/11/2026

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

26/11/2026

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

26/11/2026

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

26/11/2026

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

26/11/2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

26/11/2026

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

26/11/2026

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!

26/11/2026

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

26/11/2026

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

26/11/2026

Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)
  • Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.