AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë për deklaratën e Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

by Alb Times
22/10/2026
in Kronikë
6
0
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me vendimmarrjen e një prokurori të Prokurorisë së Tiranës për arrestimet gjatë protestave.

“Aludimet për lidhje politike të prokurorit, të lidhura me një vendimmarrje konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e tij, respektimi i së cilës është detyrim kushtetues dhe kërkesë e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.

“Prokurorët janë magjistratë dhe gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përmbushjen e detyrës, ata u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendimmarrja e prokurorëve duhet të mbështetet në faktet dhe provat e administruara, sipas kërkesave të ligjit, pa presione apo ndikime politike.

Në parim, çdo vendim i prokurorisë mund t’i nënshtrohet kritikës, përfshirë kritikën publike. Pavarësia e prokurorëve nuk përbën përjashtim nga llogaridhënia. Megjithatë, pretendimi për lidhje politike, pa paraqitur fakte konkrete në mbështetje të tij, e zhvendos debatin nga arsyetimi juridik tek diskreditimi personal dhe profesional i magjistratit. Kur një pretendim i tillë shoqërohet me thirrje publike për ndërhyrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkak të kësaj vendimmarrjeje, krijohet rreziku i ushtrimit të presionit mbi prokurorin dhe mbi vendimmarrjet e tij të mëtejshme. Përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veçantë për të shmangur këtë lloj retorike në komunikimin publik”.

Shoqata thotë se çdo pretendim për shkelje profesionale apo etike mund t’u paraqitet organeve kompetente, përfshirë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe duhet të shqyrtohet mbi fakte, sipas procedurës ligjore. “Njëkohësisht, edhe organet që verifikojnë këto pretendime duhet ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur, pa presione politike. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje përfaqësuesve politikë të ushtrojnë të drejtën e kritikës me përgjegjësi dhe të shmangin aludimet që shënjestrojnë prokurorët. Mbrojtja e pavarësisë së magjistratëve i shërben një procesi të paanshëm dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për këdo”, thuhet në reagim.

Pas seancës së të enjtes në Parlament, Balla, sulmoi prokurorin e Tiranës, i cili nuk dërgoi në gjykatë çështjen për ngjarjet e dhunshme gjatë protestave, ku iu vu zjarri disa institucioneve shtetërore. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se prokurori ka lidhje politike me anëtarë të grupit demokrat dhe i bëri apel Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

“Por ajo që bëri një prokuror i Tiranës, i cili dihet për lidhje politike me anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike… Kur vihet zjarr në gjykatë të lartë, kur vihet zjarr në të gjitha ministritë, mbi bankën e Shqipërisë dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë unë nuk di nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në detyrë apo jo. Shpresoj që të jetë në detyrë”, tha ai, shkruan A2 CNN.

Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

22/10/2026

Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22/10/2026

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre para Kryeministrisë, Policia u bën apel: Largoni fëmijët nga rruga dhe ndaloni veprimet e dhunshme!

22/10/2026

Ujku me 50 dele

22/10/2026

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

22/10/2026

Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

22/10/2026

Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

22/10/2026

Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

22/10/2026

Kryeministri Rama i kërkon nga Budva ministrave dorëheqjet e parevokueshme të gjithë drejtorëve të institucioneve!

22/10/2026

Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

22/10/2026

Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!

22/10/2026

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

22/10/2026

Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

22/10/2026

Nga gjurmimi i pasurive te mesazhet e kriptuara, ja se si arriti SPAK te sekuestrimi i parave dhe makinave të grupit të Çopjave në Elbasan!

22/10/2026

Anomia 2026

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën
  • Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.