AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës

by Alb Times
18/10/2026
in Politikë
6
0
“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daniel Serwer profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë  për gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu, shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë protesta në Tiranë.

“Dhuna është e papranueshme në shoqëritë demokratike siç është Shqipëria. Protestat janë të pranueshme pasi njerëzit janë të mërzitur për shumë gjëra që nga çështjet studentore dhe ato të ndërtimeve.  Dhuna është duke e diskredituar këtë protestë.  Unë kam qenë në 1997 në Shqipëri pas rënies së skemave piramidale dhe e kam parë se çfarë destabilizimi mund të sjellin protestat e dhunshme. Ne dje këtu në të gjithë Amerikën patëm protesta të paqta. Çdo lloj ndryshimi duhet të vijë përmes votës në rrugë paqësore jo të dhunshme”.

Serwer i cili ka shërbyer edhe si diplomat i Departamentit Amerikan të Shtetit në Ambasadën Amerikane në Romë i pyetur nëse  thirrjen e Sali Berishës për mosbindje civile do të mund përshkallëzojë më tej situatën, dha këtë përgjigje.

“Mundet ta përshkallëzojë situatën por unë dua ta theksoj se mosbindje civile do të thotë jo dhunë. Mosbindje civile do të thotë  një rezistencë pasive përballë forcave të sigurisë kur ata ju thonë lëvizni nga  ku po qëndroni,  në një vend tjetër dhe ata vinë e t’ju arrestojnë ju dhe nuk fillon të luftosh me ta. Kështu e shikoj unë mosbindjen civile. Unë nuk e di si Sali Berisha e ka kuptuar mosbindjen civile në Shqipëri. Është një ide shumë e keqe për Shqipëri të mbërriturin në përfundimin se përmes dhunës do të mund të largojnë kryeministrin Edi Rama. Dhuna nuk sjell vota. Unë e njoh Sali Berishën prej shumë vitesh. Saliu edh unë jemi të vjetër për të qëndruar në majë të një mali. Është koha për një udhëheqje të re. Ky është problem i përgjithshëm në Ballkan. Udhëheqësit tentojnë të qëndrojnë gjatë dhe Saliu nuk i është i vetëm në këtë”.   

Muhamed Veliu- A mendoni se pas kësaj dhune gjatë protestave qëndrojnë «duar të huaja», siç ka pretenduar kryeministri Edi Rama?

“Nuk jam atje dhe t’ju them të drejtën e vështirë të jap një përgjigje për këtë. Qartësisht SHBA dhe Europa nuk duan të shikojnë dhunë në Shqipëri vend i cili është drejt rrugës së anëtarësimit në BE, dhe kjo do ta bëjë atë proces edhe më të vështirë”.

Për ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë Erick Wendt, profesori Serwer tha.

“Ajo që unë dëshiroj të bëjnë amerikanët në Shqipëri, një vend aleat i NATO-s është vazhdimësia drejt rrugës europiane por problemi është se amerikanët nuk e mbështesin BE-n,  gjë të cilën e shohim në qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për sa i përket Ballkanit Perëndimor”.

Kjo thotë Daniel Serwer është për të ardhur keq pasi qëllimi i vazhdueshëm i Amerikës ka qenë integrimi Ballkanit në BE.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

18/10/2026

Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

18/10/2026

VIDEO / Protestuesit strehohen në PD, policia hedh gaz pranë selisë blu, tensione në oborr

18/10/2026

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

18/10/2026

“Berisha është zjarrvënësi i Shqipërisë” / Zef Brozi: Financon molotovistët, SPAK po nxit dhunën

18/10/2026

“Janë qytetarët tuaj që kanë dalë në rrugë”, Moska i përgjigjet Ramës për ndërhyrje në protestat në Shqipëri

18/10/2026

“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës

18/10/2026

Protestë edhe para Parlamentit, sulmohen me molotovë efektivët e policisë

18/10/2026

Ditën gurë në bulevard, në mbrëmje plaçkitje në biznese

18/10/2026

“Nuk është protestë studentore, por…”/ Meçe: Berisha, Shehaj dhe Qori, bashkim për destabilizimin e Shqipërisë

18/10/2026

Nga Lisbona, Milano e deri në Tiranë… The Guardian shkrim për protestat nëpër Europë

18/10/2026

Pamje të rënda, protestuesit sulmojnë efektivin pas shpine dhe e “masakrojnë” me shkelma dhe shkopinj druri

18/10/2026

Në kërkim të negociatorit të paqes

18/10/2026

VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?

18/10/2026

FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës
  • Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.