Rishfaqja e protestuesit të maskuar me pajisjen që lëshon fishekzjarre në seri ngre shqetësime serioze për sigurinë gjatë protestës.
I njëjti person ishte filmuar edhe një ditë më parë duke përdorur atë që është cilësuar si një “mitraloz” fishekzjarresh në drejtim të forcave të Policisë. Fakti që ai shfaqet sërish mes turmës me të njëjtën pajisje shton pikëpyetjet mbi mënyrën se si një mjet i tillë vazhdon të përdoret në një ambient të mbushur me njerëz.
Pajisje të tilla, kur drejtohen horizontalisht dhe përdoren në seri, mund të shkaktojnë djegie, dëmtime serioze dhe të nxisin zjarre. Rishfaqja e saj në protestë ngre gjithashtu pyetjen nëse personi është identifikuar dhe nëse autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë apo ndalojnë përdorimin e saj.
Burimi: Kronikë
