AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës dhe bën bilancin: Janë dëmtuar 132 punonjës policie, një efektiv me fraktura të rënda në nofull!

by Alb Times
17/10/2026
in Kronikë
6
0
Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës dhe bën bilancin: Janë dëmtuar 132 punonjës policie, një efektiv me fraktura të rënda në nofull!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar në lidhje me veprimet e kryera gjatë protestës. Lajmi u konfirmua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sqaroi se ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit.

Hita theksoi se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij.

Kreu i Policisë së Shtetit ngriti gjithashtu shqetësimin për thirrjet për dhunë kundër Policisë së Shtetit, që sipas tij po publikohen në grupe të ndryshme në rrjetet sociale.

“167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Janë pezulluar 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. Asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij.”, tha ai.

Sipas tij, gjatë këtyre ngjarjeve janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore. Ai ngriti shqetësimin se në disa grupe në rrjete sociale po bëjnë thirrje për të ushtruar dhunë ndaj Policisë.

“Janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore. Në rrjetet sociale, në disa grupe po bëhen thirrje për dhunë kundër Policisë së Shtetit”, tha kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Fishekët

Hita ka sqaruar përdorimin e fishekëve  të gomës gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se policia i ka përdorur në mënyrë të kufizuar vetëm mjete të lejuara dhe të certifikuara. Hita tha se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve.

“Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim.

Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara, që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës policie. Një prej punonjësve ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta.”

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Portugalia në protestë për koston e jetesës dhe krizën e strehimit, teksa demonstratat përfshijnë Evropën

17/10/2026

Turpi mbi ata që mitizojnë vandalizimin e ‘black bloc’ dhe jo protestuesit paqësorë

17/10/2026

Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës dhe bën bilancin: Janë dëmtuar 132 punonjës policie, një efektiv me fraktura të rënda në nofull!

17/10/2026

Brozi thirrje studentëve: Mbani larg Berishën dhe klanin e tij kriminal nga protesta, do të përgjakë Shqipërinë për të shpëtuar veten!

17/10/2026

Përplasje të dhunshme në Francë! Protestuesit hyjnë me forcë në bashkinë e Marsejës, flakët përfshijnë zyrën e turizmit në Lion

17/10/2026

FOTO/ Plaçkitje gjatë sulmeve, turma e protestuesve të maskuar zbraz dyqanet

17/10/2026

Ambulanca u bllokua në protestë/ Qendra Kombëtare e Urgjencës: Janë në shërbim të jetës, pengimi i tyre rrezikon jetën e qytetarëve

17/10/2026

Ish-analisti i BBC-së: Rama “viktimë e suksesit të tij”! Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

17/10/2026

“Beteja” zhvendoset te Kryeministria/ Protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

17/10/2026

Protestuesit e shtrirë përtokë pas arrestimit, avokati Petraj: Pamjet nuk janë filmuar në komisariatet e Tiranës

17/10/2026

Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave

17/10/2026

Tre protestues në Spitalin e Traumës, zbardhen detajet nga gjendja e tyre shëndetësore

17/10/2026

Protestuesit largohen nga Rruga e Durrësit, marshojnë drejt selisë së PS-së

17/10/2026

Zelensky kritikon ashpër Trump-in: Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë është shpërblim për Putinin

17/10/2026

Tiranë/ Dy të ndaluar për ngjarje të rënda kriminale, njëri qëlloi drejt servisit në Kashar

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Portugalia në protestë për koston e jetesës dhe krizën e strehimit, teksa demonstratat përfshijnë Evropën
  • Turpi mbi ata që mitizojnë vandalizimin e ‘black bloc’ dhe jo protestuesit paqësorë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.