AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

by Alb Times
12/10/2026
in Kronikë
6
0
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme, 12 tetor, pas shtatë muajsh në krye të këtij institucioni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe, punën e bërë dhe arsyetimin e vendimit për t’u larguar.

Në reagimin e tij, Kupi thekson se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë një periudhë e lehtë, për shkak të problemeve dhe përgjegjësive që kërkonin zgjidhje të shpejta.

“Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë”, shkruan ai.

Më tej, Kupi shprehet se gjatë kësaj periudhe është përballur me situata që kërkonin vendime të vështira dhe ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tij, përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e funksionimit të sistemit të burgjeve dhe rritjen e sigurisë.

“Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar”, thuhet në reagimin e tij.

Ai shton se ndër prioritetet kryesore kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë së punonjësve, mbështetja e profesionalizmit të tyre dhe përmirësimi i kushteve për personat që vuajnë dënimin.

Kupi ka vënë theksin edhe te trajtimi i të burgosurve dhe respektimi i të drejtave të tyre, duke argumentuar se një sistem modern nuk duhet të vlerësohet vetëm nga siguria, por edhe nga mundësitë që u ofron personave të dënuar për t’u rehabilituar dhe për t’u rikthyer në shoqëri.

“Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri”, shkruan ai.

Në mesazhin e tij, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përmendur edhe kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur gjatë ushtrimit të detyrës, pa dhënë detaje konkrete për rastet që ka pasur parasysh.

“Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”, shprehet Kupi, duke shtuar se është përpjekur t’i dëgjojë kritikat dhe të vijojë punën pavarësisht pengesave.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, në veçanti ministrin Toni Gogu, për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe drejtuesit, punonjësit e sistemit penitenciar dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë këtyre muajve.

Në përfundim të reagimit, Kupi shprehet se largohet me respekt për përgjegjësinë që i është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë.

“Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, përfundon ai.

Kujtojmë se Adriatik Kupi, mori detyrën në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve në fillim të muajit prill, pas largimit të Klevis Qoses.

Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

Burimi: Kronika

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

12/10/2026

Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit

12/10/2026

Dyshohet të jetë autori i plagosjes në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

12/10/2026

Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

12/10/2026

Sulm me thikë në Greqi, 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar

12/10/2026

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dypalëshe

12/10/2026

Leku thyen rekord global në kursin ndaj euros ne 10 vite, monedha më e fortë në listën e 40 vendeve

12/10/2026

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës
  • Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.