AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Bordello

by SHT Media
05/10/2026
in Editorial
6
0
Bordello
6
SHARES
319
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Edison Ypi

Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e thur rruspiu me klishe soc-realiste. Këngën e këndon kurva me buzë të trashura me mish bythe. Festivalin e vjedh produktori, e dëgjojnë shurdhat, e shohin qorrat, e duartrokasin majmunat – e gjitha një bordello artistike.

Filmi, bordello kinematografike. Idenë e jep dhe ligjin e bën një skërbythje nostalgjik i Kinostudios “Shqipëria e Re”. Skenarin e katranos një bejtexhi. Realizimin e baltos një simpatizant i Koçi Xoxes. Buxhetin e ndajnë mes vedi ca bij dhe nipa Sigurimi, të cilët, për të gjetur paratë, çalltisin deri te të ngjashmit e vet nëpër vende ku hajnia është sheshit. Pas marrjes së parave, filmi ka mbaruar. Çka mbetet është një këllirë kinematografike që po e pe pëson traumë estetike, sëmuresh, çmendesh, vdes. Kur çfaqja e pocaqisë filmike mbaron, autori gjenial, skenaristi i shquar, piktori kollos, aktori monumental, krejt zarbot e bordellos, të zënë pusi’ te dera tu shtrëngosh duart ti që mezi mbajte të qeshurën e cinizmit dhe klithmën e zemërimit, t’i kapësh në qafë, t’i puthësh në faqe, t’i urosh për suksesin, t’u thuash se sapo pe një kryevepër. Madje, kjo bordello, ka vajtur edhe më thellë. Po u heq baltën e harresës kryeveprave të turpit. Atyre që i aprovoi shoku Mao dhe i pëlqeu populli kinez.

Bordello e teatrit, njësoj e qelbët, por më e thjeshtë: një hordhi snobash të pështirë që dinë të bëjnë protesta, por nuk dinë të bëjnë teatër. Këta janë plotësisht të justifikuar me faktin se teatrin, aktorët, regjisorët, skenaristët, skenën, platean, lozhën, suflerin, shqiptarët i kanë çvendosur, i kanë delokalizuar, i kanë hedhur jashtë si leckë, i kanë sikterisur, i kanë nxjerrë në rrugë, sheshe, kafene, restorante, ku ndizet ahengu, merr zjarr muhabeti, gjerbet kafeja, rrëkëllehet rakia, kullufitet mishi.

Bordello Televizioni Shtetëror ka bërë zgjedhje tjetër. Rri mënjanë. Nuk bie në sy për asgjë. Sepse s’ka fonte, apo sepse fondet të gjitha i vjedh, këtë s’ka SPAK që e zgjidh. TVSH vazhdon pa e prishur terezinë, si një herë e një kohë, me filma me bejlerë që duhen pushkatuar, varur në litar, shkuar në hell, katunarë të uritur dhe të rreckosut që venë te posta e kufirit për të kallëzuar dy shkelësa të kufirit, dy alidemsa që deshën të ikin në Hollivud për të gjetur belanë.

Flamingot kishin qenë sebepi. Protestat në bulevard bordello pikëpamjesh, babilon ideologjish, rrëmujë pretendimesh, lumë kërcënimesh, donkishotizëm për tu gajasur, analfabetizëm gjuhësor, mjerim kulturor. Bordello më bordello se kjo s’ka parë bota.

Bordello e librave s’ka asnjë gjasë, as të afërt as të largët, për t’u bërë faltore.

Bordello Poezia, sa kohë nuk të shpallin poet pa të varur në litar, kurrë s’ka qenë dhe kurrë s’do jetë tempull.

Bordello e portaleve është aq e qelbët dhe e helmët, sa planeti Tokë duhet të skuqet nga turpi, të zverdhet nga neveria, të vjelli nga pështirosja.

Bordello patriotike, plot me hajdutë të egërsuar, mbështjellë me flamur, që valëvisin në erë harta të Shqipërisë së Madhe, s’të lënë radhë të thuash dy fjalë zemre për, për shembull, për pavdekësinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që veç pakësohen e zvogëlohen, por kurrë nuk ngordhin.

Mos me ia ngrënë hakun, bordello më e madhe që ka hapur dyert për orgazma nga më të ndryshmet, për meshkuj, femra dhe ata me gjini të papërcaktuar, pra bordello që garanton qejf për të gjithë, është një dhe vetëm një: bordello e hajdutllëkut.

Në diktaturë, bordello e hajdutllëkut ishte e vogël. Me shumë kurva dhe kurvarë, por pak qejf. Vidhnin ndonjë zile biçiklete a ndonjë pare xhepi. E shumta, hidhnin një mace te ballkoni, te kati i dytë ose i tretë, ku macja kapej me thonj te rrobat e ndera në tel. Kur macja binte poshtë, me vete sillte ose vidhte ndonjë rreckë të quajtur bluzë, a ndonjë lëvere të quajtur këmishë. Me kalimin e kohës, koncepti i bordellos së hajdutllëkut ka ndryshuar rrënjësisht. Sot nuk e quajnë vjedhje po s’qe, të paktën, ishull, gadishull, fshat turistik, autostradë, tunel.
Dhe thonë të hapen bordellot që nuk u mbyllën kurrë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.