AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

by Alb Times
14/09/2026
in Kronikë
6
0
Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar në Portin e Durrësit, ku Policia sekuestroi 41 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Droga u zbulua gjatë kontrollit të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit shoqërues transportonte mish pule. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Vlera e kokainës së sekuestruar përllogaritet në rreth 2 milionë euro.

Sipas raportimit të ‘MCN’, kompania që kishte porositur ngarkesën me mish pule është “AMG Food”, me administrator/pronar Arben Goxhaj.

Kompania rezulton e lidhur me ngarkesën tregtare që transportohej në kontejnerin ku u zbulua kokaina. Megjithatë, në këtë fazë nuk ka të dhëna zyrtare që provojnë se kompania apo përfaqësuesit e saj kishin dijeni për lëndën narkotike të fshehur në kontejner.

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë pritet të përcaktojnë personat përgjegjës për trafikimin, si dhe nëse porositësit e ngarkesës apo persona të tjerë të përfshirë në zinxhirin e transportit kishin dijeni për drogën.

Gjithashtu hetimet pritet të zbardhin itinerarin e plotë të kontejnerit, mënyrën se si është futur droga në të dhe personat që qëndrojnë pas ngarkesës së kokainës.

Emri i “AMG Food” ishte përmendur edhe në një tjetër çështje në mars të vitit 2025, këtë herë të lidhur me sigurinë ushqimore.

Më 11 mars 2025, në Portin e Durrësit u kontrollua një ngarkesë prej 18.3 tonësh mish pule e importuar nga Brazili, për të cilën analizat e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) konfirmuan praninë e bakterit Salmonella. Sipas të dhënave të bëra publike për rastin, vetëm rreth 5.2 tonë u bllokuan, ndërsa pretendohet se rreth 13.1 tonë të tjerë kishin dalë në treg. Ngarkesa lidhej me kompaninë AMG FOOD (diMal sh.p.k.), ndërsa rasti ngriti pikëpyetje mbi kontrollet dhe mënyrën e administrimit të produkteve pas rezultateve të analizave.Çështja mori vëmendje edhe për faktin se AMG FOOD kishte qenë përfituese e mbështetjes nga programi IPARD, në kuadër të investimeve për sektorin e përpunimit të mishit dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Pas publikimit të rastit, hetimet u përqendruan te përgjegjësitë për importimin dhe shpërndarjen e ngarkesës dhe te mënyra se si një pjesë e mishit dyshohet se përfundoi në treg pavarësisht kontaminimit të konstatuar.

Rasti u pasua me një tjetër skandal, ku më 8 prill 2025 në Portin e Durrësit kishte mbërritur një tjetër ngarkesë prej rreth 30 tonësh fileto pule nga Brazili, e cila i përkiste të njëjtës parti produkti me një ngarkesë të mëparshme. Por dokumentacioni tregtar ishte ndryshuar duke zëvendësuar emrin e kompanisë “AMG FOOD” me “MAG.N.G”, një tjetër subjekt i lidhur me Goxhën.

Po në prill të vitit 2025, Arben Goxhaj, i lidhur me “AMG Food”, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për çështjen e mishit të pulës me salmonelë. Ai dhe persona të tjerë u hetuan në lidhje me këtë rast.

Më shumë se një vit pas këtij episodi, kompania del sërish në vëmendje të autoriteteve, këtë herë pasi kokaina u gjet në kontejnerin me ngarkesën e porositur prej saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.