AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

by SHT Media
03/09/2026
in Editorial
6
0
Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish deputeti socialist për një periudhë 20-vjeçare, Kastriot Islami, mandatin e fundit deputet i Partisë Demokratike, ka qenë një nga kritikët dhe armiqtë politikë më të përbetuar dhe radikalë të Edi Ramës. Në vitin 2009, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Islami iu bashkua Lëvizjes për Mendimin Ndryshe me Arben Malajn, Andis Harasanin, Ben Blushin dhe Marko Bellon, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si kryetar i PS-së.

Të gjithë i moderuan qëndrimet ndaj Ramës, sidomos pas vitit 2013, ndërsa Kastriot Islami, 74 vjeç, i njohur edhe si Kaçi i Zi, përshkallëzoi më tej akuzat dhe kritikat ndaj Ramës. Në mars 2013, Ilir Meta nisi të ‘luante bishtin’ në koalicionin mes Berishës pas ‘darkës së ngjalave’ me Edi Ramën. Meta nisi të presiononte Berishën me rrëzimin e qeverisë, duke e shantazhuar me katër votat e tij vendimtare në Kuvend.

Në këto kushte, Berisha hyri në negociata me tre deputetë të PS-së, Kastriot Islamin, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjanin, të cilët deklaruan votën kundër rrëzimit të Berishës nëse Meta dhe Rama tentonin t’a rrëzonin me votë në Kuvend. Në këmbim, Sali Berisha i futi Islamin dhe Dogjanin në listën e sigurtë të kandidatëve për deputetë. Madje, në 16 prill 2013, një grup socialistësh protestuan para pallatit të Kastriot Islamit për shkak se bashkoi votat me Berishën në parlament.

Islami u kthye në një nga zërat më radikalë opozitarë kundër Ramës në kampin e Berishës. Kulmi i tensionit arriti në 14 nëntor 2020, kur policia shoqëroi në komisariatin numër dy Kastriot Islamin pasi u kap pa maskë anti-covid dhe kundërshtoi policinë. Shoqërimi për 1 orë në polici u konsiderua nga PD si hakmarrje e Ramës ndaj Islamit për shkak të ‘tradhtisë’ në 2013.

Në 25 mars të vitit 2022 befas Kastriot Islami ndërpreu kritikat kundër Edi Ramës. Nga marsi 2022 deri më sot, Kaçi i Zi nuk ka postuar më asgjë në rrjetin social Facebook, ndërsa dalja e tij e fundit televizive ka qenë nëntor 2022, në televizionin e Bashkim Ulajt, ku evitoi sulmet ndaj Ramës.

Po çfarë ka ndodhur që Kaçi i Zi ‘u zbut’ me Edi Ramën?

Në 26 qershor 2023, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, asokohe me në krye Ervin Meten, më pas ministër Financash, ka licencuar Florian Islamin për të ushtruar veprimtarinë e aktuarit të autorizuar në sigurime. Florian Islami është djali i Kastriot Islamit. Profesioni i Aktuarit, edhe pse është një profesion i ri dhe pak i njohur në Shqipëri, mund të konsiderohet si ndër më të kërkuarit në botë, në veçanti në sektorin e sigurimeve, fondeve të pensioneve vullnetare, atë bankar dhe të tregut të letrave me vlerë.

Aktuari jep kontributin e tij në menaxhimin e rrezikut bazuar në aftësitë e fituara gjatë formimit në fushën e matematikës, statistikës dhe financës, fusha në të cilat modelet e vlerësimit të rreziqeve janë të bazuara. Licenca nga AMF-ja për të birin, mund të jetë një nga arsyet e tërheqjes së Kastriot Islamit nga lufta 13-vjeçare me Edi Ramën, ndonëse i biri ka plotësuar kriteret për licencim.

Arsye tjetër e ‘zbutjes’ mund të jenë shëndetësore. Sipas burimeve, gjatë tre viteve të fundit, Kastriot Islami ka pasur probleme shëndetësore, duke pësuar paralizë në gjymtyrët e poshtme.

Kastritot Islami ka qenë një nga socialistët me qëndrime më radikale ndaj PD-së kur ishte koha e betejave për ekzistencë të saj. Kur Azem Hajdari hynte në Parlament dhe Kaç Islami përbetohej se do u thyente kafkat deputetëve të PD-së! Islami ka qenë ministër i Arsimit 1997-1998, ministër i Shtetit 1998, ministër i Punëve të Jashtme 1999, zëvendëskryeministër 2002-2004 dhe ministër i Financave 2004-2005. Kur ishte ministër Financash, Berisha i ngjiti nofkën ‘Kaçi Zi’, duke e akuzuar për afera të pretenduara korruptive.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë Ramën në Kryeministri; përplasen me policinë te hyrja e godinës!

01/09/2026

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

31/08/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?
  • Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj
  • Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.