• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bisedat / Revolucionarët diskutojnë mbi rolin e gazetarit Adriatik Doçi në sabotimin e protestës për rrëzimin e Ramës, si do formohet qeveria teknike në vjeshtë

10/08/2026
in Botë, Kryesore
Bisedat / Revolucionarët diskutojnë mbi rolin e gazetarit Adriatik Doçi në sabotimin e protestës për rrëzimin e Ramës, si do formohet qeveria teknike në vjeshtë

Në grupin Telegram “Shurka”, pjesë e organizimit të të protestës për rrëzimin e qeverisë Rama, pjesëmarrësit kanë zhvilluar biseda mbi gazetarin Adriatik Doçi dhe rolin e tij të dyshimtë në sabotimin e protestës, dekonspirimin e skenarëve dhe ekspozimin e revolucionarëve. Në diskutim është hedhur edhe pretendimi se fotografitë mund të jenë realizuar prej vetë gazetarit Adriatik Doçi, duke iu referuar hijes së personit që shfaqet në fotografi, pretendim i cili është tërësisht i pavërtetë.

Në diskutime pretendohet se Doçi ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj Agron Shehajt lidhur me një vilë, duke pretenduar gjithashtu se evazioni fiskal ka ndodhur edhe në një shtet tjetër, konkretisht në Itali. Më tej, pjesëmarrësit në këtë grup diskutojnë rreth ekspozimit të revolucionarëve të rinj, të cilët po planifikojnë të ‘ringjallin’ Revolucionin e Flamingove.

Një pjesëmarrës me emrin “Boli” është shprehur se ka gjetur numrin e tij të telefonit, i cili fillon me prefiksin +43, në grupin e Diasporës dhe se do të paraqesë kërkesë në Austri për fshirjen e postimit. Në vijim, një pjesëmarrës ka pyetur nëse mund të denoncojë personat e medias dhe policinë për shkelje të privatësisë dhe të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrësit kanë diskutuar gjithashtu për një grup arkitektësh që kanë hapur një faqe interneti ku publikohen dhe evidentohen afera të ndërtimeve të ndryshme. Ata janë shprehur se gjatë muajit shtator mund të zhvillohen organizime dhe iniciativa me përfshirjen e profesionistëve nga fusha të ndryshme. Hidhet idea që këta profesionistë të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Ndërkaq, në 8 gusht, në grupet e komunikimit janë zhvilluar biseda të tjera për organizimin e protestave, shpërndarjen e bisedave etj.

Flamingo Rise: Baki Goxhaj shpërndan në grup foton e një flamingoje të mbuluar me shallin përfaqësues të Palestinës, foto e realizuar gjatë protestës, me shkrimin: Pikante.

Tiranë 14-16 gusht: Diskutohet rreth identitetit të përsonit i cili ka shpërndare bisedat e grupit për artikullin prapaskena. Diskutohet për një denoncim kundrejt pronarit dhe subjektit me të cilin lidhet kjo media. Shpërndahet një thirrje për protestë në datën 12.09.2026 (shtator), me thirrjen Autokolona e Diasporës, numër kontakti +447494810055. Kjo thirrje lihet për një moment të dytë në mënyrë që të mos ketë ngatërresa lidhur me protestën më të afërt. Grupi aktualisht numëron 119 anëtarë.

Dortmund: Shpërndahet thirrja për protestën e dative 14-16 gusht në Tiranë dhe gjithashtu bëhet thirrje për të shpërndarë dhe pëlqyer llogarinë me emër përdoruesi protestat.e.diaspores në platformën Instagram.

Duseldorf: Jepen detajet për vendin e takimit të datës 09.08.2026 në Duselfdorf.

Heidelberg: Diskutohet rreth protestës së zhvilluar me datë 08.08.2026 dhe falenderohen anëtarët për pjesëmarrjen.

Londër: Shtetasja Alketa Bajrami shpërndan një email drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE), lidhur me kërkesën për transparencë, shqyrtim të pavarur dhe mbrojtje të interest public në lidhje me procedurën e lincensimit të TEC-eve lundruese “Tigri1” dhe “Tigri3” në Vlorë.

Malmo: Shpërndahet një artikull i shkruar nga një media gjermane lidhur me “Revolucionin Flamingo”.

Diaspora Vepron: Bëhet thirrje për transmetim të drejtpërdrejt të protestave të diasporës (Frankfurtit) nga media shqiptare për të ndërgjegjësuar qytetarët.

Atdheu thërret: Hidhet dyshimi rreth personave të cilët shfaqen në krye të protestës, si persona të cilët dhe janë arrestuar më parë. Në vijim ngrihet pyetja nga anëtarët pse nga 2 korriku kur sheshi ishte plot tani janë shume pak persona të cilët protestojnë. Dikush shprehet: “Me cfarë po dëgjoj dhe lexoj më duket se është e kot që të protestoj”.

Kuvendi Kombëtar Qytetar: Ka mosmarrëveshje mes anëtarëve lidhur me mënyrën e zhvillimit të protestave dhe hatërmbetje personale mes tyre. Shpërndahet lajmi i zjarrit në Krujë që shërben si nxitës në vijim e aktivitetit.

Më të lexuarat

  • Ndërtimi i pallatit 5-katësh pa leje në Qeparo, Skënder Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë së Himarës!

    Ndërtimi i pallatit 5-katësh pa leje në Qeparo, Skënder Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë së Himarës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Standardi i dyfishtë në dosjen “Aruba”, a do ta dorëzojë SHBA Artur Shehun?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Spiunët” e borxheve, lind biznesi i patronazhimit financiar të qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet përplasja, Vuçiç ashpërson tonet me Shqipërinë për Ibrin: Çfarë lidhje ka Tirana?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 18 zjarre në 12 orë! Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër flakëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Eklipsi diellor i 12 gushtit: Çfarë shohin në të vërtetë qentë dhe macet?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bisedat / Revolucionarët diskutojnë mbi rolin e gazetarit Adriatik Doçi në sabotimin e protestës për rrëzimin e Ramës, si do formohet qeveria teknike në vjeshtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet / Dajat e Vasilit dhe Metës 70 milionë euro tendera nga qeveria Rama, jetë luksi dhe evente mode me paratë publike, korrupsion e pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është llogaritari nga Lushnja Mirgen Dervishi që përlau 4 milionë euro nga Bankers me fatura fiktive dhe ku i ka çuar paratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!