• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

03/07/2026
in Kronikë, Kryesore
ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) ka bllokuar planin e rektorit të Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, për të goditur ish-dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka, duke përdorur Silvana Baren, dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Draçini kërkon të shkarkojë Edit Xhajanka, duke përdorur Silvana Barën, pasi Edit Xhajanka duket se ka sinjalizuar institucionet ligjzbatuese për aferat korruptive të Draçinit, Silvana Bares dhe rrethit të tyre.

(Edit Xhajanka)

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Silvana Bara, ka paraqitur pranë Rektoratit një kërkesë zyrtare për lirimin nga detyra të drejtueses së Departamentit, Prof. Dr. Edit Xhajankën, ish-drejtuese e këtij fakulteti, aktualisht përgjegjëse e Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike. Ndërkaq, ILDKPKI i ka kërkuar zyrtarisht rektorit Draçini të pezullojë procesin disiplinor kundër Edit Xhajankës, pasi kjo e fundit është subjekt i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, që nënkupton se zonja Xhajanka ka sinjalizuar afera korruptive brenda Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

ILDKPKI kërkon që procesi disiplinor ndaj Edit Xhajankës të pezullohet deri sa të verifikohen pretendimet e saj se kërkesa e Silvana Barës për t’a shkarkuar është hakmarrje për shkak se Xhajanka ka sinjalizuar aferat korruptive të Barës. Pas kësaj shkrese, rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, i ka kërkuar kryetarit të komisionit disiplinor Arvin Dibra të pezullojë hetimin administrativ ndaj Edit Xhajankës.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, gjen gjithnjë personazhe të ndryshëm për t’i përdorur si doreza në krim për afera korruptive me tendera, gjueti shtrigash, sabotime, shantazhe etj., me qëllimi evitimin e përballjes direkte dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit në rast veprimi të drejtësisë. Për shembull, për një fushatë gjuetie shtrigash ndaj të dyshuarave si ‘armiq të brendshëm’, Xhelo po përdor Silvana Baren, dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

(Silvana Bara)

Përmes Silvana Bara, Tano Karidi i Mjekësisë është përfshirë në disa projekte fiktive dhe korruptive me grupin kriminal të AKSHI-t, afera për të cilat do të flasim me detaje në vijim. Krahas dallavereve të tjera, Draçini po përdor Silvana Bara edhe për goditjen e ish-dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka, e cila konsiderohet e dyshimtë nga Tano Karidi i Mjekësisë. Në koordinim me Xhelon, Silvana Bara, me një shkresë të datës 4 qershor 2026, i është drejtuar Rektoratit, pra Xhelos, për shkarkimin nga detyra Edit Xhajanka, me akuzën e ‘komplotit’ ndaj Xhelos.

Silvana Bara është e bija e Petrit Bara, ish kandidat për deputet i LSI-së së Ilir Metës, aktualisht rektori i Universitetit “Luarasit” të Irfan Hysenbelliut, i cili ka zaptuar pasurinë publike ish konvikti i Gjuhëve të Huaja, duke e kthyer në biznes privat. Petrit Bara, ish dekan i Fakultetit të Infermierisë është i skeduar si lidhje e dy simboleve të korrupsionit në drejtësi dhe politikë, respektivisht i ish kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, i pandehur për fshehje pasurie dhe i dyshuar për pastrim parash, si dhe i Ilir Metës, në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Karriera e znj. Silvana Bara është produkt i dorës Petrit Bara, falë lidhjeve të tij të errëta me linja korrupsioni në drejtësi dhe politikë.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!