AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

by Alb Times
20/04/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Llangozi, avokat i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për personin që nxorri lajmin për infektimin e qytetarit të parë të bashkisë dhe rreth 150 personave të tjerë. Llangozi u shpreh se personi që e ka publikuar këtë lajm është shtyrë nga politikanët për të dëmtuar imazhin e Golemit.

“Lajmi është hedhur së pari rreth një muaj e ca ditë nga një aktivist i PD në qytetin e Gjirokastrës. Është marrë nga disa portale dhe ka marrë bujë. Emin Kokalari është qytetari që e ka hedhur në rrjetin e tij social në Facebook dhe e kanë marrë portalet dhe mediat.

Zoti Golemi ka qenë me sëmundje tjetër, ka bërë analiza, është bërë edhe kjo në dhjetor 2025, ishte pjesë e dosjes së plotë të dosjes shëndetësore të zotit Golemi.

Aktivisti nuk është se e ka gjetur, janë thashetheme të shpërndara në bashki dhe më tej. Tani futemi te patronazhistët, që e kanë shpërndarë dhe e morën aktivistët e PD.

Mediat e kanë nxjerrë si lajm një kryebashkiak në jug me SIDA.

Analizën e nxorri vetë kryebashkiaku për të hedhur poshtë lajmin e rremë.

Opinioni publik duhet të dijë të vërtetën. Interesi publik në këtë rast është më i madh se ai personal.

E rëndë është, por rrjeti ka qenë i painformuar. Media e ka transmetuar në momentin e parë dhe më pas është përgënjeshtruar kur zoti Golemi ka nxjerrë analizën.

Me atë gjendje paniku që ishte në Gjirokastër që aludohej në çdo tavolinë që kishim epidemi…

Qytetari në fjalë, është bërë kqyrja e telefonit, rrjeteve sociale dhe është konkluduar. Ai ka shkuar që në Bashkinë Gjirokastër kryetari dhe 18 punonjës janë të infektuar me SIDA.

Masat ligjore, i jemi drejtuar me kallëzim Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, që ka shoqëruar personin, ka bërë kqyrje të postimeve të tij. Kemi njoftuar edhe Prokurorinë, Komisioneri për Diskriminimin dhe Komisioneri për të Dhëna Personale. Edhe nëse një shtetas do të ishte i infektuar nuk mund të diskriminohet.

Interesat për të krijuar këtë janë politike, ky shtetas është shtyrë nga politikanë për të dëmtuar imazhin. Nuk është marrë me një individ, por një numër të lartë personash.

Policia e ka shoqëruar, ka bërë kqyrje të rrjeteve sociale dhe e ka referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Ka dalë edhe me njoftim për shtyp, kuka dhënë infromacionin se është proceduar për veprën penale të thënieve që përhapin panik”- tha Llangozi.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

26/11/2026

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

26/11/2026

Buxheti 2027: për studentët dhe me studentët?

26/11/2026

Stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, vonesa dhe anulime në fluturime

26/11/2026

Vangjeli: Mëkati më i madh dhe i pafalshëm në PS, të punosh pas shpinës së Ramës

26/11/2026

SHBA nxjerr tarifa të reja tregtare ndaj një sërë vendesh, përfshirë Kinën dhe BE-në

26/11/2026

Pas ‘shmangies’ në Manastir, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Bruksel

26/11/2026

Seanca plenare në Kuvend, votohet Buxheti 2027, Paketa Fiskale dhe aktet normative për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve

26/11/2026

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

25/11/2026

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

25/11/2026

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi
  • Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.