• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

VIDEO/ Zjarr masiv në një pallat në Tiranë, të paktën 2 të lënduar

14/04/2026
in Kronikë, Kryesore
VIDEO/ Zjarr masiv në një pallat në Tiranë, të paktën 2 të lënduar

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë, 14 prill, një pallat shumë-katësh. Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku aty pranë janë dhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.

Deri në këto momente, raportohet për të paktën dy person të lënduar. Dyshohet për shkak të asfiksisë.

Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, ai u nxorr nga zjarrfikëset përmes shkallëve ndihmëse, pasi ndodhej në katet e sipërme të godinës. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar, megjithatë, pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar.

Gjithashtu një punonjës i zjarrfikëses është marrë me autoambulancë pasi nuk është ndjerë mirë gjatë teëntativës për shuarjen e zjarrit.

Fillimisht flakët përfshin fasadën e pallatit dhe më pas ato u përhapën me shpejtësi.

Zjarri është mjaft agresiv, gjë që ka pasuar në rrëzimin e një pjesë të fasadës së pallatit në vetëm pak minuta.

Në rrezik janë vënë dhe njësitë e tjera të kompleksit të pallateve.

Teksa ekziston rreziku që flakët të përhapet më tej, në vendngjarje ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse që po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve, ashtu sikurse shërbimet e Policisë. Raportohet të ketë shkuar dhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Situata është mjaft dramatike, teksa gazetarja Ermelinda Hoxha raporton se dyshohet paraprakisht që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë, por kjo nuk është e konfirmuar.

Urgjenca dhe djegie plastika janë në gatishmëri lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

*Ky është zhvillim i minutave të fundit dhe të dhënat janë gjatë gjithë kohës në përditësim!

Më të lexuarat

  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, Policia zbardh detajet e ngjarjes në Paskuqan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta me Iranin zbraz Pentagonin, SHBA konsumon 80% të raketave dhe hyn në krizë rezervash ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Skeletet’ në dollapin e Elisës që frenuan entuziazmin për “Marrëveshjen e re”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës publike tek Fusha e Aviacionit dhe në Himarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alban Mësonjësi, nga ‘Panama Papers’ i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Monstra i Korrupsionit, Blendi Gonxhe kërcënon protestuesit; ndërsa dosjet e tij të zeza flenë në SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja grup kriminal, rimbursim masiv dhe fiktiv ilaçesh të skaduara, në skenë dy gra Lorela Ballabani dhe Alba Zylfo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës në arbitrazh / Shqiptarët rrezikojnë t’i paguajnë 720 milionë euro Pacollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!