• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

26/03/2026
in Politikë
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden, ku u diskutua ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, rezultatet e reformës në drejtësi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë bisedës, ministri Gogu theksoi se Shqipëria pret një vlerësim të ndershëm dhe të argumentuar nga institucionet europiane, të mbështetur në fakte dhe rezultate konkrete, jo mbi interpretime politike. Ai nënvizoi se reforma në drejtësi ka prodhuar arritje dhe rezultate të prekshme, të cilat, sipas tij, nuk janë parë në asnjë vend tjetër në fazën e para-anëtarësimit.

Ministri theksoi se Shqipëria “nuk ka plan B”, por vetëm rrugën e integrimit europian, të fituar mbi meritë, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të reformave dhe rezultateve të matshme.

Në takim mësohet se u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit Shqipëri–Belgjikë në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus të veçantë te konfiskimi i aseteve të paligjshme. Palët vlerësuan rëndësinë e goditjes së fuqisë financiare të grupeve kriminale dhe nevojën për koordinim më të ngushtë institucional dhe operacional.

Ministrja belge shprehu vlerësim për arritjet e Shqipërisë dhe punën këmbëngulëse të institucioneve shqiptare në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, duke garantuar mbështetje të vazhduar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim, ministri Gogu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë punën me seriozitet për të forcuar më tej shtetin e së drejtës dhe për të avancuar drejt Bashkimit Europian me rezultate dhe meritë.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!