• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

26/03/2026
in Politikë
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Në maj të vitit 2021, sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, njoftoi se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, së bashku me familjen e tij, ishte shpallur i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse kanë kaluar rreth pesë vite nga ai vendim dhe pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta kundërshtuar atë, qëndrimi i diplomacisë amerikane mbetet i pandryshuar.

Gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, Blinken e rikonfirmoi se i qëndron plotësisht vendimit të marrë në vitin 2021, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës.

Ai nënvizoi se ky qëndrim nuk lidhet me ndryshime politike apo rrethana të reja, por me vlerësimin e bërë në atë kohë, për të cilin vijon të mendojë njësoj edhe sot.

“Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak”, është shprehur Blinken para një auditori të mbushur plot në Harvard, duke theksuar më tej se vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës lidhet me problemet që ka ish-kryeministri dhe jo me qasjen e administratës amerikane, duke shtuar kështu se nuk sheh asnjë arsye për ta rishikuar atë.

Kjo pyetje drejtuar Blinken u bë nga një shtetas shqiptar, Fatjon Semanjaku, i cili gjatë ndërhyrjes së tij tregoi se kishte kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe sipas tij u përball me një qeveri të lidhur me mafian.

Pjesë nga biseda:

Fatjon Semanjaku: Mirësevini z. Blinken. Unë jam Fatjon Semanjaku, shtetas amerikan me origjinë nga Shqipëria dhe student i diplomuar këtu në Harvard. Vitin e kaluar ndërpreva studimet në Harvard për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare në vendin tim, i cili prej 14 vitesh qeveriset me një stil makiavelist i përzier me krim dhe korrupsion masiv nga një sundimtar që i ka kthyer zgjedhjet në një farsë.

Gjatë fushatës sime ekspozova lidhjet e mafias me qeverinë dhe zgjedhjet dhe në kulmin e fushatës u arrestova nga policia në qendër të qytetit tim. Pyetja ime është, ju e keni mbështetur këtë sundimtar në dy raste, së pari kur sanksionuat rivalin e tij, figurën historike të së djathtës, Zotin Berisha, dhe së dyti kur e quajtët lider të shquar.

Dua të di sa i “shquar” duhet të jem që dyert e Zyrës Ovale të hapen në rast se bëhem kryeministër i Shqipërisë kur në Shtëpinë e Bardhë rikthehet fraksioni mafioz i George Soros i së majtës së sotme shumë shumë shumë malinje?

David Sanger: Ok, kështu që kemi një pyetje për strategjinë e madhe dhe një pyetje për Shqipërinë.

Blinken: Ju thatë që mund të zgjedh përgjigjen që dua t’i përgjigjem. Shikoni, para së gjithash më vjen shumë, shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!