Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, më 26 mars, vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i takon çështjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.
“Prej dy javësh, Edi Rama përpiqet të varrosë krimin e tij më të shëmtuar, vendimin për bllokimin e hetimit dhe arrestimit të Lubi Ballukut për shkak se është vetë direkt autor i dosjes, ose protagonisti kryesor i dosjes. Siç e shikoni, emri Balluku, është i ndaluar të përdoret në studiot televizive. Nuk ekziston më në asnjë lajm, në asnjë debat, në asnjë koment akti më i rëndë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Grushti i shtetit, akti në të cilën Edi Rama, mori publikisht para shqiptarëve dhe komunitetit shqiptar të gjitha pushtetet në një dorë. Akti përmes të cilit ai asgjëzoi një institucion, i ngarkuar për akuzën e zyrtarëve imunitarë, në rast se ata përfshihen në vepra korruptive. Akti me të cilin ai de facto i mbylli dyert integrimit europian, të Shqipërisë dhe shqiptarëve është shkalla më e lartë e censurës që do ia kishin lakmi edhe ajatollahët e Teheranit.”, tha Berisha.











