• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

26/03/2026
in Botë
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

Shtetet e Bashkuara kanë goditur më shumë se 10 mijë objektiva brenda Iranit, përfshirë dhjetëra anije luftarake dhe impiante raketash, si pjesë e operacionit në vazhdim. Kështu deklaroi të mërkurën, 25 mars, Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM), Admiral Brad Cooper.

“Forcat amerikane kanë goditur më shumë se 10 mijë objektiva ushtarake. Në fakt, objektivi më i fundit iranian u godit vetëm pak orë më parë”, tha Cooper në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetin social “X”.

Tensionet rajonale janë rritur që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 300 personave, përfshirë ish-Liderin Suprem Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë duke sulmuar me dronë dhe raketa Izraelin dhe vendet e Gjirit ku ndodhen asetet ushtarake amerikane.

Cooper tha se SHBA-të kanë shkatërruar 92% të anijeve më të mëdha të Marinës iraniane.

“Ato nuk lundrojnë më, dhe vlerësimi im operacional është se tani kanë humbur aftësinë për të projektuar fuqinë dhe ndikimin detar në rajon dhe në botë”, shtoi ai.

SHBA-të pretendojnë gjithashtu se “kanë dëmtuar ndjeshëm” kapacitetet iraniane për dronë dhe raketa detare.

“Ne gjithashtu i kemi hequr regjimit mundësinë për t’i rindërtuar ato“, theksoi Cooper.

13 anëtarë të forcave amerikane kanë humbur jetën dhe rreth 290 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i operacionit.

Më të lexuarat

  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Futbolli i dha Europës një fitore të rrallë gjeopolitike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ultimatum udhëheqjes së Iranit: Shansi i fundit për një marrëveshje, para se t’iu pres kokat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Peshkimet’ e Ramës në kënetën e PD, figurat politike të opozitës që kaluan me Rilindjen, emrat dhe postet, joshje edhe me tendera e koncensione

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bulqizë, çfarë janë zgafellat e vdekjeve të mafies së kromit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Palasë/ “Biznesmenët” shqiptarë; si adoleshenta me hekra…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!