• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

25/03/2026
in Politikë
Kokalari publikon “Dosjen e Zezë” të Sali Berishës: Do e çoj te tryeza e Trump!

Evi Kokalari, e cila kërkon të garojë për kryetare e Partisë Demokratike, deklaroi sot për herë të parë se para zgjedhjeve parlamentare të 2025 i ka propozuar Sali Berishës që ky i fundit të tërhiqej dhe të ishte ajo kandidate për kryeministre, si një figurë e pakonsumuar dhe me lidhje me të qëndrueshme dhe të thella në elitën politike të SHBA-ve.

Në një lidhje online nga SHBA, Kokari tha në “Frontline” me Marsela Karapançon se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan që ky i fundit ishte thjeshtë një konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollarë, dhe jo lidhje e kryedemokratit në administratën Trump.

“Besoj që Berisha donte ta provonte dhe njëherë me zgjedhjet e 2025 të futej vetë. Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, pro PD-ja humbi 35% yë votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”,- tha Kokalari.

“Propozimi im ishte që ai vetë të dilte nga loja dhe unë të futesha në pozicionin e tij. Sepse do të bëja një lojë ndryshe dhe në krahasim me Edi Ramën, do të kisha marrë një mbështetje krejt ndryshe nga Amerika pa patur nevojë të harxhoja lekë dhe ai nuk e bëri këtë. Ai duhet të kuptojë se këtu nuk ka më mbështje. Dhe me Chris LaCivitan, më shumë mbështetjë kam sjellë unë në 2021 dhe e bëra pa para. Kur e mora vesh që ajo ishte lojë, thashë do pres derisa të mbarojnë zgjedhjet. E dija që do humbte, pas zgjedhjeve e dija që do vinte momenti që këta të kenë zgjedhje të reja në Partinë Demokratike dhe realisht është momenti. Nuk është puna që ai të dalë dhe ne na duhet kryetar i ri i Partisë Demokratike. Nëse ne do të zëvendësojmë Berishën, na duhet një kryetar, na duhet një individ që jo vetëm të reformojë PD-në, që asnjë nuk flet si do reformohet, por qëllimi kryesor është marrja e pushtetit nga Edi Rama. Po të mos ishte Berisha, Edi Rama nuk do e kishte marrë”,- shtoi aktivistja.

Kokalari garanton se nëse ajo arrin të bëhet kryetare e Partisë Demokratike, kjo e fundit do të dalë përfundimisht nga izolimi ndërkombëtar që po përjeton për shkak të Berishës, Gjithashtu, thekson se zgjedhje e saj në krye të PD-së i jep autoritetin e duhur për të denoncuar në Kongresin amerikan çështjen e korrupsionit në Shqipëri.

“Kam siguri se di si ta prezantoj çështjen në Uashinhgton. Nëse unë do të isha në krye të PD-së, do shkoja në Kongres dhe do të flisja ndryshe. Përderisa nuk kam një pozicion në Kryesi, duhet ta kisha pranuar nënkryetaren atëherë”,- tha Kokalari.

“Asnjë nuk mund të bëjë punë më të mirë për prezantimin e korrupsionit në Shqipëri, se sa unë në Uashington D.C.”,- shtoi ajo.

Kokalari deklaron me bindje se “unë Sali Berishën e mund në mënyrë absolute, nëse nuk manipulon votat”.

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!