AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

by SHT Media
25/03/2026
in Politikë
6
0
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua në Bruksel, nën drejtimin e Komisioneres znj. Marta Kos. Ministri Malaj ishte pjesë e panelit së bashku me Nataša Mikuš Žigman, Ministre e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të Bashkimit Europian të Kroacisë dhe znj. Maria João Rodrigues, Drejtuese e “Re-Imagine Europa”, ish Ministre e Punësimit në Portugali dhe ish eurodeputete.

Paneli ishte pjesë e konferencës së organizuar nga “Future 500”, Atlantic Council dhe IEDC – Bled School of Management, e cila mblodhi së bashku politikëbërës, liderë biznesi, investitorë dhe sipërmarrës europianë për të diskutuar rritjen ekonomike, inovacionin dhe sfidave të së ardhmes.

Në diskutimin e tij, Malaj u fokusua në progresin e qëndrueshëm që po bën vendi ynë drejt arritjes së konvergjencës me Bashkimin Europian, e cila përbën një kombinim të treguesve ekonomikë, socialë dhe ligjorë. Në këtë kuadër, Ministri theksoi se Shqipëria ka shënuar një transformim të madh në dekadën e fundit, duke tejkaluar mesataren e BE-së sa i përket rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekonomia shqiptare tregoi qëndrueshmëri përballë tri goditjeve radhazi, si tërmeti, pandemia globale dhe kriza energjetike, duke shënuar një rritje ekonomike mesatare rreth 4 % në periudhën pas pandemisë.

Malaj theksoi se vendi ka shënuar rritje të produktivitetit në 10 vitet e fundit, përkatësisht me 20.2 %, në një kohë që papunësia ka ardhur në ulje, duke arritur në 8.3 % në tremujorin e fundit të vitit 2025, nga 17 % që ishte në vitin 2013. Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte kanë arritur në 1.21 miliardë euro gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

“Kjo performancë e fortë reflekton qëndrueshmërinë dhe progresin e transformimit ekonomik të Shqipërisë dhe afrimin me standardet e BE-së”, tha Malaj.

Ministri u shpreh se konsolidimi fiskal mbetet një shtysë kryesore në menaxhimin e financave publike dhe vuri në dukje faktin se borxhi publik u ul në 53% të PBB-së në vitin 2025, nga 74% që ishte në fund të vitit 2021, ndërsa deficiti buxhetor pritet të mbetet në nivele të ulëta në vitet në vijim, duke reflektuar disiplinën fiskale dhe stabilitetin makroekonomik të vendit. Nga ana tjetër, investimet publike pritet të mbeten në një nivel të lartë prej 6.4% të PBB-së.

Këto zhvillime, sipas Malajt, kanë sjellë përmirësim të vazhdueshëm të vlerësimit të kreditit sovran të Shqipërisë nga agjenci të mëdha si S&P dhe Moody’s, duke theksuar më tej rritjen e besimit në stabilitetin tonë makroekonomik dhe disiplinën fiskale.

Ministri informoi se Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në infrastrukturë, transport, energji dhe digjitalizim dhe theksoi se Shqipëria po forcon lidhjen me tregjet europiane dhe po synon të kthehet në një nyje rajonale transporti dhe energjie.

Në fjalën e tij, Malaj vuri në dukje edhe progresin e Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, ku mbi 95% e shërbimeve ofrohen online, si dhe rëndësinë e reformave strukturore, forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

“Qeveria po avancon një agjendë gjithëpërfshirëse reformash strukturore, veçanërisht në hartimin dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Iniciativat ligjore dhe institucionale në vijim janë të fokusuara në forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Këto reforma janë thelbësore jo vetëm për avancimin e procesit të integrimit, por edhe për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh Malaj.

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri tha se të gjitha këto reforma dhe politika udhëhiqen nga vizioni strategjik “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, ndërsa shprehu angazhimin për të vijuar reformat dhe për të kontribuar në një Europë më të fortë përmes procesit të zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Malaj mori pjesë dhe në darkën e organizuar në kuadër të iniciativës në zhvillim FUTURE500, nga Stjepan Orešković, themeluesi i saj, si dhe nën kujdesin e Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin. Takimi mblodhi një grup të përzgjedhur drejtuesish për të reflektuar mbi të ardhmen ekonomike afatgjatë të Europës.

Në qendër të diskutimit ishte edhe vizioni i kësaj iniciative si një platformë europiane që synon të identifikojë, mbështesë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të kampionëve globalë të Europës, duke lidhur ambicien e scale-ups, kapitalin dhe politikat publike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.