• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

25/03/2026
in Politikë
Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

Mbrëmjen e kësaj të marte, më 24 mars, historiani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Paskal Milo ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku ka kujtuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë, 27 vite më parë.

Gjatë kësaj interviste, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu e pyeti Milon, për takimin e liderëve të Ballkanit të zhvilluar në Kretë më 4 nëntor 1997, ku kryeministri i asaj kohe i Shqipërisë, Fatos Nano, u takua me liderin serb Sllobodan Millosheviç.

“Takimi nuk u bë në rang delegacionesh sepse ne u kishim vënë kusht. Sepse ne thamë që në bisedime duhet të shtrohet çështja e Kosovës. Refuzoi Millosheviçi dhe e lamë ne. Ne hoqëm dorë nga takimi dhe vetëm pasi hëngrëm drekën, ishim ulur të gjithë bashkë, duke dalë në derë aty u takua Nano me Millosheviçin, aty i shtrënguan dorën njëri-tjetrit dhe është ajo fotografia… aty Millosheviçi i propozoi Nanos:’takohemi?’. Dhe ai i tha: ‘Po takohemi’.

Dhe u takuan vetëm për vetëm, në orën 4 pasdite, pa delegacione, në katin e dytë të asaj ndërtese ku ne ndodheshim, takim që ka zgjatur rreth 90 minuta dhe që unë në atë kohë nuk e mbështeta për hir të së vërtetës.”, u shpreh Milo.

Më tej, ish-ministri sqaroi se nuk ishte dakord, për shkak se Nano dhe Millosheviçi u futën vetëm në takim dhe nuk dhanë detaje të plota mbi çfarë biseduan: “Asnjë gjë. Ata u futën vetëm. Nano e ka dhënë versionin, por është një version i cekët, jo i plotë, i padetajuar se çfarë është folur në 90 minuta.”

Edhe nga pala jugosllave, Milo tha se ka vetëm deklarata me fjalë të përgjithshme. “Ata pas takimit dolën dhe bënë një konferencë shtypi, kishte gazetarë që i prisnin prapa derës, bënë deklarata të rrumbullakosura pa thënë asgjë në thelb për çfarë kishin biseduar.”, sqaroi Milo.

Çfarë personazhi ka qenë Millosheviçi? Ishte një nga pyetjet e tjera që Fevziu i drejtoi Milos.

Ish-ministri u shpreh: “Në pamje të parë, ai tregonte një intelektual sepse ishte i formuar, fliste anglisht. Kishte punuar në SHBA. Arsimin e kishte të plotë dhe profesional, përveç aspektit politik që tashmë kishte një përvojë politike relativisht të gjatë. Por ishte një njeri që kërkonte gjithmonë që të imponohej, nuk ishte një njeri që mund të qëndronte në pozita të barabarta. Edhe kur e kërkoi takimin në Kretë. Se ne ishim përgatitur për takimin, kishim marrë edhe pëlqimin amerikan ta takonim. Pritësit e takimit ishin grekët dhe atyre u interesonte që shqiptarët dhe jugosllavët të mund të takoheshin në Kretë, meqë ata ishin pritësit e një samiti siç ishte ai i Evropës Juglindore. Ishte një plus për ta.”

Çfarë e bëri Millosheviçin të besonte se mund t’i rezistonte misionit të NATO-s? Paskal Milo beson se ishin dy arsye kryesore.

“E para se ai nuk besonte se NATO dhe SHBA-të vërtetë do të shkonin deri në fund në sipërmarrjen e tyre për ta goditur. Aty e kishte shpresën gjithmonë, sepse mendonte që vende të tilla si Franca, Italia apo ndonjë vend tjetër, do të mund të refuzonin që të sulmohej një vend europian me të cilin kishin patur dhe kishin marrëdhënie të ngushta.”, tha Milo. Sipas tij, Millosheviçi besonte në një thyerje brenda Aleancës mbi çështjen.

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!