• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

23/03/2026
in Botë
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

Përdorimi në rritje i municioneve thërrmuese nga Teherani, të cilat po arrijnë të depërtojnë mbrojtjen ajrore të konsideruar ndër më të avancuarat në botë, janë kthyer në një shqetësim shumë të madh në këtë konflikt të Lindjes së Mesme.

Më 5 mars një postim në rrjetin X, i publikuar në llogarinë e liderit të ndjerë suprem iranian Ali Khamenei, paralajmëroi për përdorimin e raketës “Khorramshahr“, një nga armët më të avancuara balistike të Iranit, e aftë të mbajë koka luftarake me deri në 80 nën-municione.

Sipas të dhënave të Israel Defense Forces, rreth gjysma e raketave të lëshuara nga Irani që prej përshkallëzimit të konfliktit kanë qenë të pajisura me koka thërrmuese.

Hetimi i The Guardian identifikon të paktën 19 raketa balistike me municione thërrmuese që kanë depërtuar hapësirën ajrore izraelite dhe kanë goditur zona urbane që nga 28 shkurti. Si pasojë, të paktën nëntë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Këto zhvillime sugjerojnë një ndryshim të taktikës nga ana e Iranit, duke vënë në provë sistemet shumë-shtresore të mbrojtjes ajrore të Izraelit, përfshirë Iron Dome.

Eksperti i raketave Tal Inbar shpjegon për The Guardian se kapja e këtyre armëve është teknikisht më e vështirë. Për të qenë efektive, ndërhyrja duhet të ndodhë përpara se raketa të shpërndajë nën-municionet në ajër.

Rreziku për civilët dhe aspekti ligjor

Bombat thërrmuese shpërndajnë dhjetëra eksplozivë të vegjël mbi një zonë të gjerë. Shumë prej tyre nuk shpërthejnë menjëherë, duke krijuar rrezik afatgjatë për civilët.

Përdorimi i tyre në zona të populluara konsiderohet i ndaluar nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Edhe pse Konventa e vitit 2008 për ndalimin e këtyre armëve ekziston, as Izraeli dhe as Irani nuk janë palë nënshkruese.

Amnesty International e ka dënuar përdorimin e këtyre municioneve nga Irani si shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, ndërsa ka akuzuar edhe Izraelin për përdorim të ngjashëm në konflikte të mëparshme.

Strategjia dhe kostoja e luftës

Sipas analizës, përdorimi i municioneve thërrmuese nga Irani mund të ketë edhe një objektiv strategjik, të detyrojë Izraelin të shpenzojë një numër të madh raketash interceptuese për të neutralizuar një kërcënim të vetëm.

Kjo krijon presion ekonomik dhe operacional mbi sistemin mbrojtës izraelit. Ekspertët theksojnë se interceptimi i çdo nën-municioni individual është praktikisht i pamundur dhe jo kosto-efektiv.

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Humbje 485 mln lekë në 3 muaj/ Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudha Shqiptare thellojnë krizën financiare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!