AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

by SHT Media
23/03/2026
in Politikë
6
0
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës.

Lamallari dënon ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë është i papranueshëm.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë manipulimi dhe shfrytëzimi. Sipas tij, përdorimi i fëmijëve për të ndezur molotovë apo për të hedhur fishekzjarre ndaj institucioneve përbën një shkelje të rëndë dhe një përgjegjësi penale për ata që i nxisin.

“Në Spitalin e Traumës për të parë nga afër punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur nga molotovët dhe mjetet e rrezikshme teksa ishin në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Sulmet ndaj uniformës së shtetit janë të patolerueshme!

Mjerim i madh e pabesi të vësh përpara të miturit, t’i shtysh të ndezin molotovë dhe të hedhin fishekzjarre ndaj institucioneve e punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve.“, tha Lamallari.

Ministri shtoi se autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi: “Ne do të qëndrojmë fort në mbrojtje të ligjit, institucioneve dhe çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.”

Protesta e sotme u shoqërua nga disa incidente, pasi pati shpërthime të njëpasnjëshme me molotov, fishekzjarre e flakadanë që u hodhën drejt Kryeministrisë dhe të tjera institucioneve me rëndësi. Policia u përgjigj me gazlotsjellës dhe ujë me presion.

Nga këto incidente, mbetën të lënduar 6 efektivë policie, ndërsa edhe një qytetari i ra të fikët. Gazit lotsjellës nuk i shpëtoi as kryetari i PD-së Berisha, të cilit iu deshën disa minuta të merrte veten

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.