Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, Irani nuk është më një problem, por sipas Presidentit amerikan, problemi tani është Partia Demokratike në SHBA.
“Tani, me largimin e Iranit, armiku më i madh i Amerikës është Partia Demokratike e ekstremit të majtë dhe shumë e paaftë!”, shkroi sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social, pasi dje kërcënoi të dërgonte agjentë të ICE (Zbatimi i Imigracionit dhe Doganave) në aeroportet e vendit, nëse demokratët në Kongres nuk arrijnë një marrëveshje me republikanët për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ËEashington Post, ngërçi në Kongres ka detyruar shumicën e punonjësve të Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) të punojnë pa pagesë për më shumë se një muaj, duke çuar në një rritje të mungesave në aeroporte.
“Nëse demokratët nuk lejojnë siguri në aeroportet tona dhe në të gjithë vendin, ICE do ta bëjë punën”, shkroi Trump në një postim në blog dje, duke shtuar: “Pres me padurim vendosjen e ICE të hënën dhe u kam thënë tashmë të përgatiten”.
Demokratët kanë kundërshtuar financimin për disa agjenci brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të detyruar republikanët të pranojnë ndryshime në ligjet e imigracionit, pas vrasjeve të Alex Pretti dhe Renée Good nga agjentët e ICE në Minneapolis.











