• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

20/03/2026
in Botë
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, i ka thënë televizionit kombëtar të vendit të saj, se dëshiron të mos e kishte takuar kurrë financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, duke thyer heshtjen shtatë-javore pas zbulimit të kontakteve të saj me të.

“Ndjehem shumë e manipuluar, dhe kur je i manipuluar, nuk e kupton që në fillim,” tha Mette-Marit në një intervistë 20-minutëshe, ku shpesh herë shihej mes lotësh.

Shtatë javë më parë, norvegjezët zbuluan se princesha kishte shkëmbyer qindra email-e me Epstein-in midis viteve 2011 dhe 2014, dhe kishte qëndruar në shtëpinë e tij në Florida kur ai nuk ishte aty.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të marr përgjegjësi që nuk kontrollova më me kujdes të kaluarën e tij,” tha ajo. “Dhe të marr përgjegjësi që u manipulova dhe u mashtrua ashtu siç ndodhi.”

Ajo tashmë ka kërkuar falje dhe ka pranuar se ka patur një “gjykim të dobët”, pasi lidhjet e saj të ngushta me Epstein-in dolën në dritë kur miliona dokumente të tij u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve në fund të janarit.

“Sigurisht që do të doja të mos e kisha takuar kurrë,” tha princesha, duke theksuar se viktimat e Epstein-it meritojnë drejtësi për abuzimet e rënda që kanë pësuar. Ajo shprehu zemërim që ende nuk e kanë marrë atë drejtësi.

Vendimi i saj për të folur publikisht erdhi pas presionit të madh dhe kërkesave për shpjegime, përfshirë edhe nga kryeministri Jonas Gahr Støre.

Në intervistë, ajo pranoi se kishte qenë tepër besuese ndaj Epstein-it, por këmbënguli se ai ishte një “kontakt privat” dhe nuk kishte njoftuar pallatin apo ministrinë e jashtme për lidhjet e saj me të.

Ajo shpjegoi se qëndrimi i saj disa-ditor në shtëpinë e Epstein-it në Palm Beach në vitin 2013 kishte ardhur për shkak të një të njohuri të përbashkët. Princesha foli për një “situatë” që e bëri të ndihej e pasigurt ditën e fundit të qëndrimit, duke telefonuar bashkëshortin e saj, princin Haakon, për këtë.

Princi Haakon kujtoi telefonatën dhe ndjenjën e pasigurisë së bashkëshortes së tij, por pavarësisht incidentit, princesha vazhdoi kontaktin me Epstein-in për një kohë. “Jam tepër besuese, prirem të mendoj më të mirën për njerëzit,” tha ajo. “Por vendosa të ndërpres çdo kontakt të drejtpërdrejtë me të. Dhe kjo ndodhi për shkak të episodeve të tilla.”

Intervista u regjistrua të enjten, në ditën e fundit të gjyqit për përdhunim ndaj djalit të saj, Marius Borg Høiby, i cili nisi në fillim të shkurtit, pak ditë pas publikimit të dosjeve të Epstein-it. Vendimi pritet në qershor, por është e qartë se princesha priti përfundimin e gjyqit para se të fliste publikisht.

E pyetur nëse ka motivim për të vazhduar rolin e saj mbretëror, princesha 52-vjeçare, e cila vuan nga sëmundja e mushkërive fibroza pulmonare, tha se gjithçka varet nga gjendja e saj shëndetësore. “Jetoj me një sëmundje serioze,” tha ajo. “Kjo është ajo që vendos, qartë, nëse mund të vazhdoj të kryej rolin që kam, apo jo.”

“Do të doja shumë të qëndroja pranë tij në këtë projekt kaq të rëndësishëm dhe sfidues, nëse kam mundësinë ta bëj, duke pasur parasysh shëndetin tim.”

Princi Haakon shtoi se pas më shumë se 25 vitesh martesë, ata vazhdojnë të qëndrojnë së bashku: “Ky është, në fund të fundit, projekti ynë, që po e bëjmë bashkë.”

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!