AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

by SHT Media
18/03/2026
in Politikë
6
0
Alimehmeti: PD ka bërë gabime, por Rama na i vodhi zgjedhjet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit se kandidimi i Evi Kokalarit përballë Berishës për kreun e Partisë Demokratike nuk është befasi.

Megjithatë ai theksoi se nëse do kishte një kandidat, do të duhej të dilte me kohë, jo vetëm si “emër dhe si ambicie, por edhe me një platformë, me një vizion, me një strategji, me një grupazh, sepse nuk është vetëm ai dhe kryetari dhe  partisë, por do të donte të shkojë edhe për figurat”

“Unë do të thoja që nuk ka asnjë lloj befasi këtu. Ndoshta një befasi mund të ketë për njerëzit që janë jashtë strukturave të partisë dhe nuk e kuptojnë jetën brenda strukturave. Unë e kam thënë dhe muaj më parë, nuk e di tashi që ka qëlluar në këtë tavolinë ta kemi diskutuar, që nëse do kishte një kandidat, do të duhej të dilte me kohë, jo vetëm si emër dhe si ambicie, por edhe me një platformë, me një vizion, me një strategji, me një grupazh, sepse nuk është vetëm ai dhe kryetari dhe  partisë, por do të donte të shkojë edhe për figurat, le të themi, të nivelit të dytë apo të nivelit të tretë brenda partisë. Pra, duhet të ishte më e gjerë si strategji dhe deri sot…”, tha Alimehmeti.

Ai vuri në dukje se do të ketë një komision që do të shqyrtojë kandidaturat për kreun e Partisë Demokratike.

“Dhe nga krahu tjetër, unë do të thosha që deri sot, përveç që sot nuk e kemi, në dijeninë time nuk ka një njeri që e ka bërë këtë lloj shtrimi, parashtrimi të kandidaturës dhe të ambicies vetë në këtë drejtim. Unë nuk mund të them tani që një status Facebook-u….Do të ketë një komision që do pranojë kandidaturat.  Pra, ka një komision zyrtar që do të ngrihet, do të çohen dokumentacionet, përfshirë zonjën Kokalari apo kandidatë të tjerë.

Do të ketë aty mekanizma, po themi filtrime  të  kontributit…Jemi duke folur për kreun e Partisë Demokratike, jemi duke folur për kryetarin e opozitës, jemi duke folur për kryeministrin hije, potencialisht, apo jo?”, u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ai nënvizoi se “brenda kryesisë do të ketë një ponderim të aplikimeve dhe të figurave, që do të shkojë më pas drejt asaj”.

Alimehmeti shpjegoi gjithashtu se “për të pasur një garë minimalisht, s’po them detyrimisht të suksesshme, por minimalisht të ketë një farë produktiviteti, do të duhej që kjo garë të ishte e kompletuar me ato elemente që unë ju thashë pak më parë, që deri më sot nuk i shoh të ketë…”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore
  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.