AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

by SHT Media
14/03/2026
in Kronikë
6
0
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, më 14 mars 2026, në sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70), Shqipëria prezantoi raportin vullnetar mbi zbatimin e Konkluzioneve të Miratuara të CSW65 (2021), duke paraqitur progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve.

Ajo nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian. Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i Ligjit të ri për Barazinë Gjinore në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035.

Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit të Shqipërisë, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave, si dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat.

Në përfundim, ajo rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar përpjekjet në garantimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave dhe vajzave në jetën publike dhe vendimmarrje, si një element kyç për demokraci të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.
  • Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.