AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

by SHT Media
13/03/2026
in Botë
6
0
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo foto tregon një valë të tretë raketash të dyshuara iraniane që fluturojnë mbi qiejt e Turqisë. Ato u shkatërruan në ajër nga mbrojtja ajrore e NATO-s teksa fluturonin mbi Adana, pranë bazës së Inxhirlikut, ku ndodhen trupat amerikane. (deklarata) Ministria turke e Mbrojtjes konfirmoi ngjarjen, ndërsa Ankaraja kërkoi sqarime nga Teherani zyrtar (rastet), por Irani ka mohuar më herët përfshirjen në rastet e mëparshme. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan i ka bërë thirrje më herët krerëve të Republikës Islamike të mos vënë në diskutim miqësinë shekullore mes dy vendeve.

Në ditën e 14-të të konfliktit, ushtria izraelite njoftoi një “valë të gjerë sulmesh” kundër Iranit, ku në shënjestër është infrastruktura e regjimit. Në mbarë Teheranin pati shpërthime të fuqishme. Sulmet ishin kundërpërgjigje e një serie raketash balistike që Irani hodhi ndaj Tel Avivit, shumica e të cilave u shkatërruan në ajër, por në veri të Izraelit lanë mbi 50 të plagosur.

Tensioni arriti kulmin edhe në det, ku një anije iraniane iu afrua rrezikshëm aeroplanmbajtëses amerikane “USS Abraham Lincoln” në Detin Arabik. Sipas Pentagonit, anija iraniane tentoi të manovronte pranë gjigantit amerikan, duke detyruar forcat e SHBA-ve të hapnin zjarr. Fillimisht u godit me topa nga anijet mbështetëse ushtarake, por pas dështimit për ta zmbrapsur, një helikopter amerikan lëshoi dy raketa “Hellfire”, duke goditur mjetin iranian. Fati i ekuipazhit iranian mbetet i paqartë.

Në Oman, një dron iranian shkaktoi vdekjen e dy personave në një zonë industriale. (avioni) Paralelisht, ushtria amerikane konfirmoi rrëzimin e një avioni furnizues mbi Irakun perëndimor, ku humbën jetën 4 pjesëtarë të bordit, duke e cilësuar si incident teknik. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se Ajatollahu i ri Moxhtaba Kamenei është gjallë, por i lënduar nga sulmet amerikano-izraelite. Në një postim në Truth, ai paralajmëroi fundin e regjimit të Iranit.

“Ne po e shkatërrojmë totalisht regjimin terrorist të Iranit. Marina e tyre është zhdukur, forcat ajrore nuk ekzistojnë më dhe udhëheqësit e tyre po fshihen nga faqja e dheut. Thjesht shihni se çfarë do t’u ndodhë këtyre të çmendurve sot!”, tha Trump.

Bilanci i sulmeve në Iran është mbi 1 mijë e 300 viktima, ndërsa i sulmit izraelit ndaj Libanit, 687 të tjerë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.