AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

by SHT Media
13/03/2026
in Politikë
6
0
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Robert Mueller drejtonte FBI-në, siç ka treguar biografi i tij, kodet e veshjes për funksionarët e agjencisë ishin të rrepta. Edhe pse nuk ekzistonte një rregull i shkruar, të gjithë i përshtateshin “uniformës” të kreut: kostum i errët, kravatë me ngjyrë të ngjeshur ose maksimumi me një mikrofantazi dhe, mbi të gjitha, këmishë e bardhë e pastër.

Ka pasur raste që disa punonjës, natën përpara një takimi, dilnin jashtë dhe blinin një këmishë të re. Thuhet se për mbi një dekadë, që nga viti 2001 deri në 2013, vetëm disa individë kanë guxuar të paraqiten në zyrë me një këmishë të kaltër ose rozë, dhe ata janë qortuar (me mirësjellje) nga drejtori. Po kjo ishte gjithçka.

Por, presidenti amerikan Donald Trump, sipas natyrës së tij, shkon më tej. Një pjesë e re e veshjes standarde të tij, kostum blu Brioni, këmishë e bardhë dhe kravata mëndafshi me ngjyra të ndritshme, ku e kuqja mbizotëron dhe një palë këpucë francesine e zezë nga viçi, me çmim 145 dollarë. Këto Trump i blen nga një markë amerikane me histori njëqindvjeçare: Florsheim, e themeluar në Çikago në vitin 1892. Dhe pasi i pëlqyen shumë, ai ka filluar t’ia dhurojë ato ministrave, parlamentarëve, drejtorëve të korporatave dhe personazheve më shumë ose më pak të njohur që takon.

Procesi është i kodifikuar: Trump i pranon mysafirët në Zyrën Ovale, pyet se cila është madhësia e këpucëve dhe bën porosinë tek një nga ndihmësit e tij. Në një dhomë përballë, sipas një burimi të njohur nga Wall Street Journal, janë radhitur kutitë me këpucët tashmë të caktuara, të shoqëruara me letra dhe autografe të vetë presidentit.

Në javët e fundit, të njëjtat këpucë janë parë në këmbët e disa nga besnikëve të tij (disa prej të cilëve janë ankuar që kanë hequr dorë nga këpucët e markave më të njohura): nënkryetari JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, dhe deri te prezantuesit e Fox News.

Ka qenë pikërisht Vance që, në dhjetor, ka folur për herë të parë për këtë “veshje” të re të Trump. Pas një takimi në Zyrën Ovale, ai ka treguar: «Në një moment, ai i hodhi një sy këpucëve të mia dhe të Marco-s dhe tha na tha se duken të mjera”. Trump ka marrë një katalog të Florsheim, ia ka dhënë për të shfletuar të pranishmëve dhe u ka kërkuar atyre të tregojnë se cila është madhësia që do të preferonin për këpucët e reja.

Një pyetje që, duke pasur parasysh Trump-in, ka edhe një qëllim të dytë. Sipas versionit të Vance-s, presidenti ka shtuar: «Nga madhësia e këpucëve mund të kuptosh shumë për një njeri».

Rubio, për shembull, ka porositur madhësinë 45.5, megjithëse është 1.78 metra i gjatë (në vitin 2016, kur Rubio sfidoi Trump-in në primaret republikane, ai e quajti “Marco i vogël”). Rezultati u kap nga një fotograf në ditët që pasuan, në korridoret e Kongresit. Këpucët “Trump” që mbante Sekretari i Shtetit ishin tërësisht të pabarabarta në dyja anët, me dy gishta bosh midis takës dhe pjesës së përparme të këpucës. Kjo foto u rishfaq dhe u postua në Twitter nga llogaria e Derek Guy, një anonim që është bërë i njohur për postimet e tij rreth veshjes klasike për meshkuj, dhe ka fituar 1.4 milionë ndjekës. Shumë përdorues u çuditen sesi Rubio mund të duronte një shqetësim të tillë, vetëm për të kënaqur presidentin.

E sigurt është, megjithatë, se dashuria e Trump-it për Florsheim nuk është e ndërsjellë. Madje, pronari i kompanisë, Thomas Florsheim Jr. (gjenerata e pestë), ka mohuar se kishte dijeni për porositë presidenciale. Po ashtu, duke hulumtuar në internet, gjejmë një sërë deklaratash të ashpra të tij kundër taksave të vendosura nga Trump. Florsheim prodhon në Kinë, një kontradiktë me parimin “America First” që Trump ka mbrojtur dhe ka pasur probleme me tarifat që arrinin deri në 145%.

Ai ka shpjeguar se “kemi pasur nevojë të rrisim çmimet”, duke shtuar se kompania kishte pasur nevojë të “vraponte” për të importuar një milion palë këpucë para se të rriteshin çmimet. As mundësia për të zhvendosur prodhimin në Indi nuk i kishte shpëtuar dëmit, pasi edhe Nju Dehli ishte goditur nga këto masa ekonomike.

Në dhjetor, kompania e Florsheim ka ngritur një padi kundër qeverisë federale, duke shpresuar se Gjykata e Lartë do të hedhë poshtë tarifat. Dhe kështu ndodhi më 20 shkurt. Florsheim ka llogaritur se humbja nga tarifat ka arritur në 16 milionë dollarë, dhe ka kërkuar dëmshpërblim, me interes. /Corriere Della Sera/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.