• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

12/03/2026
in Politikë
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

“Edhe këtë herë, protesta e opozitës nuk rrëzoi “regjimin”, sepse protesta e Berishës nuk është kundër Ramës, por një betejë e tij për të mbijetuar brenda kampit të vet”, thotë analisti Ergys Mërtiri. Në një intervistë për Tema, Mërtiri analizon vendimin e socialistëve për të mos dorëzuar imunitetin e ish-zëvendëskryeministres, por flet edhe për pafuqinë e opozitës për të bërë ndryshim, pavarësisht se kjo qeveri, sipas tij, do të duhej të kishte rënë dhjetëra herë për shkak të skandaleve të saj të korrupsionit.

Ai thekson se SPAK ka ngritur stekën e luftës kundër korrupsionit me përpjekjen për të arrestuar njerëzit më të afërt të Ramës, dhe kjo ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit. Sipas Mërtirit, tashmë kemi një betejë të hapur mes Ramës dhe SPAK, ku gjithçka varet se kush do të tregojë më shumë vendosmëri për të fituar. Roli i ndërkombëtarëve mbetet vendimtar në këtë përballje, për të përcaktuar fituesin.

“Nongrata” ndaj Ramës, shpjegon Mërtiri, mbetet padyshim fuqia kryesore e mazhorancës për të zgjatur pushtetin. Rama dhe mazhoranca kanë investuar seriozisht në momentet kyçe të historisë pesëvjeçare të opozitës për të mbajtur Berishën në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, Rama ka interes të investojë politikisht, madje edhe financiarisht, për të zgjatur agoninë e Berishës, sepse sa më gjatë të mbijetojë kjo, aq më i garantuar mbetet pushteti i tij i korruptuar.

Mërtiri thekson gjithashtu se njerëzit e afërt të Berishës marrin leje ndërtimi dhe financime të ndryshme nga Rama, duke u financuar shpesh nga persona të akuzuar për pastrim parash. Pasuria e familjes Berisha është shumë e madhe dhe kjo konsiderohet një tregues i rëndësishëm. Ai pyet retorikisht: Si ka mundësi që familja Berisha të pasurohet gjatë kësaj kleptokracie të Ramës, monopoleve të tij apo mungesës së lirisë së tregut? Pse Berisha nuk përmend kurrë emra oligarkësh?

Koncepti i opozitarizmit, gjobvënia, ortakëria me partnerët e Ramës dhe marrëdhënia e Berishës me Ramën, edhe përtej politikës, janë elementë që tregojnë qartë interesa të tjera. Është e pakuptueshme që një person, duke e pasur shumë të qartë se nuk do të vijë kurrë në pushtet, vazhdon të qëndrojë aty, gjithnjë e më shumë në rolin e mbikëqyrësit – një tregues i fuqisë dhe interesave të fshehta që tejkalojnë politikën e ditës.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!