• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

09/03/2026
in Botë
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News se lufta kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht nga administrata amerikane.

Trump pritet të mbajë gjithashtu një konferencë për shtyp në orët në vijim, ku mund të japë detaje të tjera mbi zhvillimet e fundit të konfliktit.

Duke folur për ecurinë e luftës, presidenti amerikan u shpreh se infrastruktura ushtarake iraniane është dëmtuar rëndë.

“Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë më flotë detare, nuk kanë komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë shpërndarë dhe dronët po shkatërrohen kudo, përfshirë edhe fabrikat e prodhimit të tyre. Në aspektin ushtarak nuk u ka mbetur pothuajse asgjë”, tha ai.

Trump theksoi gjithashtu se operacioni ushtarak ka ecur më shpejt nga sa ishte planifikuar.

“Jemi shumë përpara afatit. Nuk e di saktësisht sa do të zgjasë. Përfundimi i luftës është diçka që është në mendjen time”, u shpreh ai.

Sa i përket raketave iraniane, ai paralajmëroi se Teherani nuk duhet të ndërmarrë veprime të reja.

“Ata kanë lëshuar gjithçka që kishin. Nëse provojnë ndonjë gjë tjetër, mund të jetë fundi i atij vendi. Nëse bëjnë diçka të keqe, do të ishte fundi i Iranit dhe emri i tij nuk do të dëgjohej më”, tha presidenti amerikan.

Trump u ndal edhe te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, duke deklaruar se SHBA po shqyrton mundësinë për ta marrë nën kontroll.

“Po mendojmë ta marrim nën kontroll dhe mund të bëjmë shumë gjëra”, tha ai.

I pyetur nëse ka një figurë të preferuar për të udhëhequr Iranin në të ardhmen, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk dua të them asgjë për këtë, por po, kam”.

Ndërsa për liderin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, presidenti amerikan deklaroi: “Nuk kam asnjë mesazh për të. Asgjë fare”.

Më të lexuarat

  • Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Identifikohet shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti i rëndë në Durrës, policia: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës! Arrestohet shoferi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shuplakë “Syrit” të Berishës: S’është bërë asnjë kontroll te Sokol Balla

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 kompani të AI për sistemet e klasifikuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!