• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

07/03/2026
in Botë
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Lufta në Lindjen e Mesme po shkakton një rritje rekord të çmimit të karburantit për avionët, duke vënë në vështirësi veçanërisht kompanitë low cost. Analistët paralajmërojnë se vijimi i krizës mund të çojë disa kompani drejt humbjeve financiare të konsiderueshme, ndërsa udhëtarët mund të përballen me tarifa më të larta.

Çmimi i karburantit “shkakton kaos”

Çmimi i karburantit për avionët, i njohur si jet fuel, ka arritur nivele historike, duke surprizuar edhe ekspertët e sektorit. June Goh, analiste e kompanisë Sparta, e përshkruan situatën si “kaos total”: çmimi i jet fuel po arrin të kushtojë më shumë se dy herë sa nafta bruto, një skenar që nuk ishte parashikuar.

Roli i Ngushticës së Hormuzit

Konflikti me Iranin ka destabilizuar prodhimin energjetik në rajon dhe ka ndërprerë trafikun në ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për importet europiane të karburantit për avionët (rreth 50% kalon aty).

Po ashtu, rafineria e Al-Zourit në Kuwait siguron rreth 10% të importeve europiane të jet fuel-it, sipas Energy Intelligence.

Efektet e luftës

Në dhjetor 2025, IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror) parashikonte një fitim neto prej 41 miliardë dollarësh për vitin 2026, me çmimin mesatar të naftës Brent në 62 dollarë për fuçi dhe jet fuel në 88 dollarë. Por tani, Brent ka arritur 92.69 dollarë, duke çuar jet fuel-in në 131 dollarë për ton, mbi 50% më shumë se parashikimet. Në Europë, çmimi ka kaluar nga 830 në mbi 1.500 dollarë për ton, nivelet më të larta që nga 2022.

Fitimet pothuajse zhduken

Vetëm një 3-mujor me çmim mbi 123 dollarë për jet fuel rrit faturën energjetike të kompanive nga 252 miliardë në 293 miliardë dollarë, duke zhdukur fitimet e parashikuara.

Për më tepër, përdorimi i karburantit të qëndrueshëm (SAF), më i shtrenjtë deri në pesë herë, mund të rrisë presionin mbi kompanitë europiane.

Hedging dhe mbrojtja ndaj rritjes së çmimit

Sipas Fitch, shumica e kompanive EMEA kanë mbuluar rreth 50-80% të karburantit për tre muajt e ardhshëm me çmime më të favorshme. Ryanair ka blerë 80% të karburantit për periudhën prill 2026–mars 2027 me 67 dollarë, duke e bërë atë relativisht të mbrojtur, megjithatë faturat mund të rriten deri në 208 milionë euro në 2027.

EasyJet ka mbulim më të kufizuar (62%), duke rrezikuar humbje më të mëdha, ndërsa Wizz Air parashikon një humbje prej rreth 250 milionë euro për vitin financiar 2026–2027, me aksionet që ranë mbi 24% në pesë ditët e fundit.

Oferta e kufizuar nga Azia dhe efektet në SHBA

Rafineritë aziatike nuk po rrisin eksportet drejt Europës, duke e bërë furnizimin më të paqëndrueshëm.

Në SHBA, çmimi i jet fuel ka rritur 60% në pak ditë. Scott Kirby, CEO i United Airlines, paralajmëron për ndikim të konsiderueshëm në rezultatet e tremujorëve të parë dhe të dytë, pasi kompanitë amerikane zakonisht nuk mbulojnë çmimet e karburantit me hedging.

Hedging është një mënyrë që përdorin kompanitë për të “siguruar” çmimin e karburantit që do të blejnë në të ardhmen. Për shembull, një kompani mund të blejë një pjesë të karburantit tani, me një çmim të fiksuar, edhe pse do ta përdorë pas disa muajsh.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!