Përmes një komunikate zyrtare, Prokuroria e Posaçme ka sqaruar rolin e Rezart Kuçit, shef seksioni i policisë shkencore në Kukës, i cili u arrestua ditën e sotme nga SPAK.
Sipas SPAK, polici Rezart Kuçi, ka ndihmuar grupin e Hajrullës duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike; nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore; ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin; përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal dhe përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.
Në 2025, kur janë ekzekutuar Gentjan Qarri dhe Bledar Birçaj – për të cilët hetuesit e posaçëm besojnë se pas të dyjave vrasjeve fshihet grupi i Inez Hajrullës, një personazhi të njohur për autoritetet në Vlorë – Kuçi ka qenë shef për hetimin e krimeve në Vlorë, dhe ka lëvizur gjatë kohës në disa detyra të tjera, në Lushnje, shef i krimeve në komisariatin numër 1 në Tiranë.
Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, sot shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.











